LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pas stadiumit të ri, thuajse gati edhe sheshi ‘Italia’, do të ketë parkim nëntokësor

Pas stadiumit të ri, thuajse gati edhe sheshi ‘Italia’, do të ketë parkim nëntokësor

Paralelisht me ndërtimin e stadiumit të ri, ka vijuar puna edhe me rindërtimin e sheshit “Italia”.

Prej disa muajsh, është punuar me intensitet për realizimin e projektit, dhe tashmë kur pritet edhe inaugurimi i stadiumit “Air Albania”, edhe sheshi do të jetë gati.

Pas shtrimit të pllakave dhe sistemit të gjithë sheshit “Italia”, grupi i punës është fokusuar në realizimin në kohë të gjithë detajeve.

Lajmin e ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa përcjell disa foto nga punimet në shesh, dhe parkingu nëntokësor, tashmë i përfunduar.

“Thuajse gati edhe sheshi “Italia” Ç’nuk u tha për stadiumin! Ja ku jemi sot – një shtëpi dinjitoze për kuqezinjtë e një hapësire moderne për gjithë Tiranën!

Stadiumi e sheshi sipër, parkingu e trafiku poshtë! Qytet për njerëzit, jo për makinat! #CitiesForPeople #CarFree”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Parkimi në Sheshin “Italia” përkrah stadiumit të ri do t’i vijë në ndihmë edhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë.

Po kështu, stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t’u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës dhe vizitorëve të shumtë.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Lulzim Basha: Edi Rama fshihet pas grave! SPAK-un do e ngrej unë kur të bëhem kryeministër…nëse

Close