LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pas zgjedhjeve në BE, strategji e re për emrin e Maqedonisë

Pas zgjedhjeve në BE, strategji e re për emrin e Maqedonisë

Shkup – Strategjia e Gjermanisë për problemin maqedonaso-grek mund të jetë e dukshme pas muajit qershor. Miqtë e Maqedonisë në Bruksel, theksojnë se do të ketë një presion të ri për Greqinë që të bëjë lëshime për çështjen e Maqedonisë.

Vendet anëtare të BE-së paralajmërojnë se do të ketë përpjekje të reja për ta bindur Greqinë që të mos vendosë më veto për Maqedoninë. Pritet të përfundojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por edhe zgjedhjen e Komisionerëve të rinj europian.

Takimi i Merkelit dhe Nimicit i ka rritur dyshimet se durimi po humbet ngadalë brenda BE-së, për problemin bilateral për çështjen e emrit. Injorimi grek i këtij problemi i shumë personave në Bruksel ka nxitur nervozizëm për mosseriozitetin e Athinës drejt interesave të BE-së.

Aktualisht nuk ka asnjë paralajmërim se do të ketë takim të ri të ndërmjetësuesit Nimic me palën greke dhe maqedonase, edhe pse praktika e deritanishme e ndërmjetësuesit ka qenë që në fillim të vitit të caktojë raund të ri të bisedimeve.

Loading...
More in Aktualitet, Rajoni
“Brasil 2014”, 10 mijë forca policie në gatishmëri

Close