LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pasi bllokoi negociatat, Macron njofton vendimin e rëndësishëm për vendin tonë dhe fqinjët

Pasi bllokoi negociatat, Macron njofton vendimin e rëndësishëm për vendin tonë dhe fqinjët

Pasi bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, presidenti francez Emmanuel Macron) pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.

Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv. Duhet theksuar se nuk është vendosur ende një datë fikse për këtë vizitë.

Duket se reagimi kritik i shumë vendeve evropiane për veton praktike franceze ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut e ka nxitur Makronin që më në fund t’i vizitojë të dy vendet.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Publikohen pamjet e aksidentit të t.merrshëm të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti

Close