LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Pasi Meta sulmoi SHBA-të, gazetari i njohur paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Në valle është përfshirë publikisht edhe DASH. Humbësi ka një fat më të rëndë! Në pritje të Big Bang-ut

Pasi Meta sulmoi SHBA-të, gazetari i njohur paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Në valle është përfshirë publikisht edhe DASH. Humbësi ka një fat më të rëndë! Në pritje të Big Bang-ut

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Për gazetarin Mentor Kikia, Meta i cilësoi sot ambasadorët që mbështesin Ramën si “grup i strukturuar diplomatik”, ku në Kodin Penal quhet “Grup i strukturuar kriminal”.

Mentor Kikia shkruan:

“Në pritje të Big Bang-ut të politikës shqiptare

Politika shqiptare tani është në pikën e vlimit. Pas përplasjeve mes dy kampeve, (presidencë + opozitë) dhe (PS + pjesën më të madhe të opozitës parlamentare), në valle është përfshirë publikisht edhe DASH dhe përfaqësia e tij në Tiranë.

Pra nuk ka më mesazhe të koduara!
Meta i cilësoi sot ambasadorët që mbështesin Ramën si “grup i strukturuar diplomatik”. Për analogji, në Kodin Penal quhet “Grup i strukturuar kriminal”.

Beteja për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese qartësoi edhe më shumë palët rivale. Qytetarët tashmë janë thjeshtë spektatorë, pa asnjë mundësi të ndikojnë, pasi zgjedhjet e parakoshme nuk janë një opsion tani për tani. Por duket se kjo nuk do të jetë një ndeshje futbolli apo një proces elektoral, ku humbësi thjeshtë trishtohet. Kjo është një ndeshje gladiatorësh, ku humbësi ka një fat më të rëndë.
Lajmi i mirë është se kjo përplasje nuk ka më kthim pas. Asnjë marrëveshje nuk mund ta ndalë përplasjen e madhe që mund të jetë edhe “Big Bang”-u i politikës shqiptare.
E keqja ndodh që është edhe ilaçi i vetes.”

Loading...
More in Blog
Baze: A do të qëndrojë e bashkuar opozita në frontin ‘anti-amerikan’ të Ilir Metës?

Close