LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Pasi ta lexoni këtë, ju kurrë nuk do t’i thani rrobat brenda

Pasi ta lexoni këtë, ju kurrë nuk do t’i thani rrobat brenda

Përveç vendosjes së rrobave në makinën tharëse, shumë njerëz e kanë zakon të vendosin rrobat në radiatorë, gjë e cila ngre lagështinë në ajër deri në 30 për qind. Ekspertët janë veçanërisht të shqetësuar për kërpudhat patogjeneGjatë ditëve të ftohta, ndoshta i thani rrobat tuaja brenda në shtëpi. Mendoni për ndonjë tjetër zgjidhje, sepse ekspertët paralajmërojnë që mund të ndikojë negativisht në shëndet. që mund të shkaktojnë aspergilozën e mushkërive. Profesori David Denning nga universiteti i Mançesterit paralajmëron mbi këtë çështje të rëndësishme, pasi është në rritje numri i njerëzve që marrin këtë lloj infeksioni në mushkëri.

Ai shton se grumbulli i rrobave të nxjerra nga rrobalarësja përmbajnë rreth dy litra ujë që avullohet gjatë tharjes, kurse shumica e njerëzve kanë një sistem të fortë imunitar të mjaftueshëm për t’u mbrojtur kundër kërpudhave që ndodhin në këtë proces. Megjithatë, te pacientët me astmë mund të shkaktojë kollitje dhe marramendje, kurse njerëzit me sistemin e dobët apo të dëmtuar imunitar, si pacientët me kancer që i janë nënshtruar kimioterapisë, apo njerëzit që kanë sëmundje të tilla si, SIDA, kërpudhat mund të shkaktojnë aspergilozën pulmonare.

Loading...
More in Shendeti
I druheni kancerit? Ja 10 mënyra si të parandaloni krijimin e tij

Close