LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pasi takoi Trump, Rama ftohet nga një tjetër zyrtar i lartë amerikan 

Pasi takoi Trump, Rama ftohet nga një tjetër zyrtar i lartë amerikan 

Pasi takoi presidentin e SHBA,Donald Trump, kryeministri Edi Rama ka takuar miliarderin dhe kryebashkiakun e Neë York Michael Bloomberg.

Ky i fundit e ka ftuar Ramën në Global Business Forum për të folur për barazinë gjinore.

‘Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të grave baraz me burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi’, shkruan Rama.

Statusi në ‘Facebook’:

I ftuar folës për barazinë gjinore, në Global Business Forum nga Michael Bloomberg, miliarderi që drejtoi Nju Jorkun si kryebashkiak për 12 vjet dhe njihet botërisht për financimin e sfidave globale.

Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të grave baraz me burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Rama takon presidentin Trump

Close