Home . Aktualitet . Rajoni . Pavarësia e Katalonjës / Eurodeputeti: Njohjet e para i presim nga Kosova dhe Britania

Pavarësia e Katalonjës / Eurodeputeti: Njohjet e para i presim nga Kosova dhe Britania

Eurodeputeti nga Katalonja, Josep Maria Terricabras, në një intervistë për gazetën kosovare, “Zëri”, se pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, njohjet e para i pret nga Kosova e Britania.

Eurodeputeti është shprehur se populli i Katalonjës pas referendumit të së dielës, është i gatshëm edhe për të dhënë jetën në këtë rrugë, ndërsa shpreson që kjo të mos degradojë në luftë.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, – tha ndër të tjera Terricabas.

Mos Humbisni:
Askush nuk e ka ditur historinë e dhimbshme të psikologes shqiptare… Sivana Loka do ju frymëzojë

Close