LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . PD-ist i Këshillit Kombëtar tallet me Bashën, Metën dhe Kryemadhin: “Sot pritet fitore me 100%”!

PD-ist i Këshillit Kombëtar tallet me Bashën, Metën dhe Kryemadhin: “Sot pritet fitore me 100%”!

Asgjë nuk i ngjasoi sot një dite votimi edhe pse presidenti Ilir Meta teksa anuloi 30 qershorin me një dekret që u quajti nul nga maxhoranca, shpalli sërish me dekret datën e ardhshme sipas tij kur shqiptarët do duhej të zgjidhnin kryebashkiakët e rinj.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka ironizuar Partinë Demokratike dhe zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Kulluri shkruan:

“Pas fitores së opozitës me 85% te votave me 30 qershor, sot pritet fitore me 100% ! Dhe thonë se gjithë pushtetet i ka Rama! Në fakt është e kundërta, opozita ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumice absolute! Dhe pastaj vjen vjehrra e te thote “femije të dashur, çohuni nga gjumi se u bëtë vonë për shkollë”! Dhe ja kështu, kështu…..”,.

Loading...
More in Aktualitet, Politike
Fotot që po qarkullojnë me shpejtësi në internet: Plas gallata me Ilir Metën!

Close