Home . Aktualitet . PD u financua nga rusët për të destabilizuar Shqipërinë, mohon publikisht akuzat e investigimit amerikan

PD u financua nga rusët për të destabilizuar Shqipërinë, mohon publikisht akuzat e investigimit amerikan

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me investigimin e prestigjiozes amerikane “Mother Jones” për lidhjet e kryedemokratit Lulzim Basha me Rusinë.

Përmes një deklarate zyrare, PD shkruan se nuk ka thyer asnjë ligj dhe se shkrimi i tre gazetarëve të njohur amerikan ishte qesharak.

“Selia blu” nënvizon se nuk ka pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Ndërkohë, investigimi tregon krejt të kundërtën ku faktohet se si një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të presidentit Donald Trump për të forcuar PD-në Uashington duke ofruar pagesa të larta.

Ndër të tjera, PD e cilëson revistën e njohur amerikane si makinë propagande të kryeministrit Edi Rama.

Deklarate e Partise Demokratike.

Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike

Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike.

Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit.

Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane.

Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetëR. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë.

Të gjithë ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama për të punuar kundër interesit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane, nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close