Home . Aktualitet . Kronik . Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvërnecit

Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvërnecit

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën dje pasdite 24 vjeçarit Benjamin Ferati, i cili vdiq në Zvernec të shtunën në mesditë. Ai kreu një akt heroik pasi vdiq duke tentuar të nxirrte nga deti dy vajza të panjohura për të, që po përballeshin me dallgët.

Me të drejtë të gjitha mediat shqiptare në Maqedoni e etiketojnë Benjamimin si hero. Varrimi është bërë në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës.

I riu ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu ndërruan jetë.

Mos Humbisni:
Atentat me armë në Tiranë, qëllohet me armë i riu tek rruga e Dibrës

Close