LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Përfolja e Blendi Fevziut: Një histori me shumë pikëpyetje, Arjan Ndoji, ekzekutimi i Skerdilajd Konomit dhe …

Përfolja e Blendi Fevziut: Një histori me shumë pikëpyetje, Arjan Ndoji, ekzekutimi i Skerdilajd Konomit dhe …

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ka nxjerrë në skenë një histori të frikshme, që tregon përfshirjen e shtetit dhe mafias në abuzimet me pronat.

Përveçse udhëtonte me një kriminel, që ka bërë “luftë” për tokat në Gjirin e Lalzit, ajo që të bën përshtypje, është fakti që prokurori Ndoji në makinën e tij mbante një thes me dosje të vjedhura apo nën hetim nga Prokuroria, në makinë e tij.

Pra Prokuroria, dhe në këtë rast prokurori Ndoji, del qartë se janë përdorur nga mafia e pronave për interesa të tyre.

Interesant është fakti se në makinë, Ndoji kishte edhe dosjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze në mes të Vlorës disa vite më parë.

AFP pak kohë më parë i ka kushtuar një shkrim të gjatë historisë së abuzimeve me pronat në bregdetin shqiptar.

Mes të tjerave, aty shkruhet edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë në vitin 2011.

“Hetuesit besojnë se ai pagoi çmimin pasi refuzoi të firmoste dokumente false për toka pranë qytetit port të Durrësit, thotë një burim ligjor nga zyra e Prokurorisë për Krime të Rënda”, shkruante AFP.

Për vrasjen mafioze të Konomit në mes të Vlorës, në media atëhere doli disa herë emri i Blendi Fevziut, pasi thuhej se kishte konflikte për disa prona me gjyqtarin.

Fevziu nuk u thirr asnjëherë të pyetej për këto akuza, ndërkohë që vrasësit e Konomit nuk janë zbuluar ende.

Ndoshta atentati i Ndojit do të zbardhë gjithë historinë e abuzimeve dhe atentateve për pronat në Gjirin e Lalzit.

Edhe pse, vështirë të besohet se ai do zbërthehet dhe tregojë çfarë ka ndodhur realisht.

Kjo, pasi në lojë është jeta e tij.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ditmir Bushati: Modeli ynë në Shkodër dështoi, PS afroi kriminelët dhe njerëz që SHBA i ka në “listën e zezë”
Close