LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Përgjigja negative e Holandës?! Ish- ambasadori zbulon arsyen pse ‘PO-ja’ varet vetëm nga presidenti i Francës

Përgjigja negative e Holandës?! Ish- ambasadori zbulon arsyen pse ‘PO-ja’ varet vetëm nga presidenti i Francës

Ish-ambasadori Ylljet Aliçka, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se vendimi që do të marrë Franca do të ndikojë edhe tek Holanda për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

“Vendimi i Francës do ketë shumë ndikim tek Holanda. Në Francë vendimi është në dorën e presidentit. Franca mund të marrë një vendim nga dita në ditë që mund të jetë negativ ose pozitiv. Nuk e besoj që Holanda do rrijë e vetëm nëse Franca do të jepte një vendim pozitiv. Do ishte e vështirë për Holandën të rrinte e vetmuar dhe ti rezistonte vendimit të 27 vendeve pro. Por do të thosha që vendimtar është vendimi i Francës.”- tha Ylljet Aliçka.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Veliaj: Kopshti Botanik është kthyer në landfill plehrash, Luli dhe Monika e zaptuan

Close