LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Përgjimet e “shofer” Saimirit, videot e president Ilirit dhe mediat e “qelbësirit! (Foto)

Përgjimet e “shofer” Saimirit, videot e president Ilirit dhe mediat e “qelbësirit! (Foto)

Nga Anri Bala

Dje, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, i dënuari i vetëm për aferën DIA-CEZ, nga vendi i largët ku është strehuar bashkë me të birin, shpërndau një “sihariq” për të gjitha mediat shqiptare. Informacioni ishte me zë dhe me figurë,  ku pretendohet, se Ilir Meta është shantazhuesi kryesor i Kastriot Ismailajt, si dhe pagatori që e dërgoi në burg e i kërkoi të hesht “mikut” të tij, duke e bërë “kokë turku” edhe “dry të florinjtë”.

Por çuditërisht, përveç dy a tre media, të gjitha të tjerët heshtën, bën qorrin, shurdhin, horrin dhe kodoshin, që paguhet për të heshtur. Natyrisht, që nuk pretendojmë “vërtetësinë” e videos, sepse do jenë amerikanët, të cilët do rimarrin në dorë edhe videon e 7% të famshëm, që do të bëjnë rivlersimin dhe rikontrollin, por na vjen turp, se në çfarë gjirizi mediatik është zhytur ky vend. Informim publik nga mediat?! Harrojeni! Gënjeshtra, shpifje dhe lajme si e përdori Kallashi pallashin dhe çfarë hodhi Berisha në uturakun e tij dixhital, i gjeni me “lopata”, aq sa neveritesh prej tyre!

Dje, përveç ngjarjes së dhimbshme të vdekjes së një personazhi publik të dashur nga të gjithë, ngjarja më e rëndësishme mediatike, duhet të ishte deklarata e zonjës Ismailaj dhe videot e publikuara me akuza dhe prova materiale prej saj, që implikojnë mikun e ngushtë të familjes, kreun e shtetit, presidentin Ilir Meta.

Nuk mendojmë dhe as vendosim ne mediat, në fajësin apo pafajësin e dikujt, sepse janë të tjera organe që do ta bëjnë këtë edhe sikur ju gjirize, që ndotni çdo ditë vendin me “qelbësirë” qelbsi të heshtni, e me paftyrësinë që i’u karakterizon të merrni rolin e ekspertit të videove apo të prokurorit dhe gjyqtarit dixhital. Por duhet të jeni të sigurtë, se heshtja juaj e dëmton, e bënë zotin president dy herë fajtor, duke na bërë të dyshojmë, se ai i’u a ka paguar heshtjen, sikurse Kastriotit.

Heshtja juaj, na bënë të dyshojmë, se edhe lajmin e një portali ordiner në Catania, me dy gazetarë që ju e kthyet në “furtunë në një gotë me ujë”, dikush nga ju e ka paguar me paratë e tutorëve. Asnjë gazetë italiane nuk shkroi asnjë rrjesht për “shoferin” Tahiri, përveç jush.  Dy trafikantë përmendin një emër, dhe kaq mjaftoi që të kryqëzohej një politikan, për t’i bërë nder atij, që sot nuk akuzohet me biseda trafikantësh, por me video identike si ajo e para… me ministrin e bërë “rahmet past”.

Ju megafon të së keqes, heshtët sot! U hoqët sikur i’u erdhi keq për Adelën dhe po deklamonit dhëmbshuri dhe keqardhje të pamasë për atë, por në fakt edhe vdekjen e kësaj vajze të re, e kthyet në biznes, në kërkim të klikimeve me lajme të “sponsorizuara”. Ju nuk vleni për asgjë, e kur them ju nuk e kam për kolegët rrogëtar që nuk i pyet askush, e ndoshta kanë muaj e vite pa u paguar dhe siguruar, e luftojnë për bukën e gojës, por për “bossat” e medias, të dyshuar pa përjashtim, si  të ardhur nga bota e krimit në media.

E kam me kryeministrin tim, që nuk e ka kuptuar apo bënë sikur nuk e di, që politikën redaksionale në një media nuk e bën “barkëboshi” gazetari, por “barkmadhi” pronari, e ato fjalë të thëna nga ai ishin në adresë të gabuar. Ato fjalë zoti Rama ishin lëvdata, nëse i delegove për pronarët, që as emrin e tyre nuk dinë ta shkruajnë dhe kurrë në jetën e tyre nuk kanë shkruar një letër, por drejtojnë media, me analfabet si  ato vetë, ndaj që nënat “t’ua bësh” me ligj… e meritojnë, e pak e kanë.

Dje, të gjithë papërjashtim duhet të prononcoheshin për videot e zonjës Ismailaj. Dje, të gjithë duhet të ulurisnin duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës, sepse flitet për kryetarin e shtetit dhe jo për një ministër, që qeveritë e ndërrojnë si gur shahu. Por ato heshtën! Vërtet e duan kaq shumë “bossat” e medias dhe politikanët e “hiçpolitikës” presidentin aksidental?! Vërtet e duan kaq shumë, sa nuk guxojnë t’i përmendin emrin dhe as të kërkojnë pastrimin e figurës së tij nga “akuzat shpifëse” të mikut të tij familjar Kastriot Ismailaj.

A mendoni se edhe maxhorancës nuk i bëjnë përshtypje lajmet dhe informacionet, sepse është mësuar me videot e Metës dhe është e sigurtë që janë të “montura”?

Heshtja nuk i bënë mirë këtij vendi të rraskapitur nga padrejtësia. Para drejtësisë, të gjithë të barabartë, edhe “shofer” Tahiri, edhe president Iliri, edhe pronar “qelbësiri”./Tellalli.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar, Zathur
Lamtumirë Mihal Luarasi! Ndahet nga jeta regjisori i dhjetra dramave

Close