LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Përhapja e lajmeve të gënjeshtra për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vjet: Fake News dhe e vërteta e intervistës së sizmiologut grek sot për tërmet të “fuqishëm”!

Përhapja e lajmeve të gënjeshtra për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vjet: Fake News dhe e vërteta e intervistës së sizmiologut grek sot për tërmet të “fuqishëm”!

Port-halet prane PD me sakte Syri.net publikoi nje lajm ku thoshte se sipas sizmiologut grek, sonte ne oren 23:30 do kete nje termet apokaloptik shume te forte ne Shqiperi.

Por, termetet jane te paparashikueshem, ndaj edhe lajmi mbetet i pabesueshem dhe panikoses

Perhapja e njoftimeve te qellimshme per te shkaktuar panik , eshte veper penale dhe denohet deri me 5 vjet.

Duhet te veprojne strukturat perkatese, policia, prokuroria, SHISH etj, per kete lajm qe ka nxjerre Tiranen e Durresin ne rruge.

Ja intervista e sotme e sizmiologut Akis Tselentis:
–Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam.

Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .

Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.

Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close