Home . Opinione . Përpjekje për të legalizuar çadrën!

Përpjekje për të legalizuar çadrën!

Nga Mero Baze

Negociatat për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, janë bllokuar tek pamundësia ligjore për të shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, si dhe përpjekja për të kushtëzuar miratimin e Komisioneve të Veting-ut, me ndryshim të ligjit të Veting-ut. Përpjekja për ta futur shumicën në spiralen e një ndryshimi antikushtetues, hap shteg të degradimit të procesit dhe futjes së tij në një rrugë pa krye, duke imituar skenarin maqedonas.

Negociatat që po zhvillohen nën kujdestarinë e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të diskretitohen publikisht nga Partia Demokratike, e cila pasi ka hequr dorë nga “Republika e Re” që shpiku Lulzim Basha në çadër, tani po përpiqet të ndërtojë një koalicion të ri politik kundër shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, për t’i riparë ato dhe për të futur shumicën në spiralen e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, që degjeneron procesin e zgjedhjeve.

Ndryshimi i  Kodit Zgjedhor është i pamundur, pasi të ndalon Kushtetuta ta ndryshosh minimumi gjashtë muaj para zgjedhjeve. Por përtej kësaj, në qendër të sulmit është ligji i Vetingut, për të cilin PD thotë se pranon ta votojë Komisionin e Vetingut, por duhet të rishikojë më parë ligjin, duke i bërë ndryshime që kanë të bëjnë me afatin e Veting-ut, radhën e gjykatave që do zbatohet etj. Pra në një farë mënyre, PD kërkon të hapë probleme të mbylluara, siç është reforma në drejtësi dhe Kodi Zgjedhor, dhe të mbyllë derën për të hyrë në zgjedhje në mundësitë reale që ekzistojnë.

Ajo që ofron Partia Socialiste është paketa McAllister, minus presidentin, që ndërkohë është zgjedhur dhe dizavantazhet që jep pamundësia për t’i shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, pasi nuk të lejon Kushtetuta. Ajo çfarë ka mbetur t’u ofrohet, është një ndryshim në qeveri me katër ministra teknikë, një KQZ e rikompozuar me kryetar të opozitës dhe shumicë të së majtës, dhe një shtyrje maksimale e zgjedhjeve deri më 30 qershor, duke detyruar palën tjetër të votojë Komisionet e Veting-ut në parlament, dhe jo rishikim të ligjit të Veting-ut, siç kërkon PD.

Kjo është e gjitha çfarë ofron paketa McAllister në këto momente, pasi ajo është refuzuar e plotë në fund të prillit nga PD, duke e quajtur tradhti dhe përpjekje për të poshtëruar opozitën.

Në përpjekje për të degraduar këtë proces, Partia Demokratike po kërkon mbështetjen e LSI dhe partive të tjera aleate të saj, për të ndryshuar ligjin e Vetingut dhe Kodin Zgjedhor, dhe për ta futur procesn në spiralen e një shtyrje pa fund, duke dështuar përfundimisht zgjedhjet në Shqipëri dhe duke shpresuar se qeveria e re do të këte një boshllëk kushtetues për t’u rrëzuar, pasi më 9 shtator mbaron mandati i ketij Kuvendi dhe qeverinë nuk mund ta rrëzojë më askush, duke futur vendin në kaos kushtetues.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të ruajnë një diskrecion të plotë mbi negociatat, dhe po keqpërdoren publikisht nga Partia Demokratike, duke i bërë palë me propagandën e tyre. Edhe pse PD ka marrë sot disa telefonata paralajmëruese nga Uashingtoni për këtë shkak, duket se qëllimi i tyre nuk është hyrja në zgjedhje, por realizmi i qëllimit për degradim të procesit dhe përdorimin e këtij procesi për të ringjallur koalicionin e fillimit të çadrës në bulevard, çka është dhe objektivi i tryezës së thirrur prej tyre.

Oferta e Partisë Socialiste për të lejuar PD të regjistrohet, për të bërë zgjedhje më 18 qershor, maksimumi më 30 qershor dhe miratimi pa kusht i Komisoneve të Veting-ut, është maksimumi i paketës McAllister që mund të jepet sot. Në fund të prillit kur McAllisteri e ofroi atë, mund ta merrnin të plotë, por atëhere i vetmi zë nga PD që tha ta pranojmë ishte Majlinda Bregu, dhe ajo u poshtërua publikisht.

Tani Lulzim Bashës i ka ngelur në dorë çadra e “Republikës së Re” dhe hipoteka fallco e PD mbi të,  duke kërkuar t’i legalizojë, me shpresë që t’i quhet fitore. Kjo nuk mund të ndodhë. PD-së mund t’i jepet shansi të hyjë në zgjedhje, por nuk mund t’i jepet kurrë shansi që t’i lërë peshqesh Shqipërisë, një çadër fantazëm, si një litar jashtë varrit të saj për të  penguar Shqipërinë. Çadra nuk mund të legalizohet për të mbuluar dështimin e Lulzim Bashës, pasi u pa që shqiptarët e braktisën atë.

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
O ba, po tani çfarë të bëj?!

Close