LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Përplasja për pronat, Lame: Mbaroi Shqipëria së vjedhuri, tani “hamë” njëri-tjetrin

Përplasja për pronat, Lame: Mbaroi Shqipëria së vjedhuri, tani “hamë” njëri-tjetrin

Disa ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Nodja, dhe ndërsa hetimet janë përqendruar në të ashtuquajturën “mafia e pronave”, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregoi në emisionin Opinion se çfarë po ndodh me pronat.

“Kjo që po ndodh tani është: mbaroi Shqipëria së vjedhuri dhe po detyrohemi të “hamë” njëri-tjetrin. sepse nuk ka më Shqipëria për të vjedhur”, tha Artan Lame.

“Në 91 u prish kooperativa dhe këta ndanë tokën e kooperativës. Absurdi është që teorikisht tokat e kooperativës ndahen edhe sot. Ndanë kooperativën 2-3 vitet e para me të famshmet AMTP. Pasi nuk kishte me tokë rrinin te kafja e fshatit dhe mendonin ore ca ka tjetër për të ndarë? Gjejmë kodrën e penelit, kodër e pafrytshme, hajde e ndajmë. Gjejmë edhe 2 – 3 veta nga fshati edhe ndajmë.

Ata 3 veta merrini nga një 5 leksh, toka rishitej edhe iku. Vajtën 97, 98, 2000, u ndanë të gjitha tokat mbaruan. Ca ka mbetur akoma, po është kjo zona e pyllit këtu. Pylli nuk lejohej të ndahej sepse nuk ishte i kooperativës. Atëherë u mblodhën dhe i ndërruan pyllit statusin në këshillin e qarkut nga pyll në tokë bujqësore. Iu jepej toka fshatarëve pastaj menjëherë rishitej“, tregoi me shembuj drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Përfolja e Blendi Fevziut: Një histori me shumë pikëpyetje, Arjan Ndoji, ekzekutimi i Skerdilajd Konomit dhe …

Close