LAJMI I FUNDIT
Home . Opinione . Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri të korruptuar, pasi ke takuar kryeministrin?

Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri të korruptuar, pasi ke takuar kryeministrin?

Nga Mero Baze

Ka një detaj domethënës, e-maili që drejtori i CEZ për Shqipërinë, i dërgon shefit të tij në Pragë, lidhur me takimin që do të kishin me kryeministrin Sali Berisha në Tiranë dhe më pas me djalin e tij.

Detaji është, që takimi me djalin, do të shtyhej dhe duhej bërë pas takimit me kryeministrin, takim nga i cili, siç rekomandonte sekseri Kalaj, pritej të realizoheshin gjithë pritshmëritë e tyre për çfarë kishin kërkuar shtesë, lidhur me debitë që duhet t’i ngarkonin shtetit shqiptar.

Ndërmjetësi i këtij takimi, zoti Kalaj, siç thuhet dhe në e-mail, i kishte siguruar se Berisha do t’ua plotësonte të gjitha kërkesat. Këtë e kishte parandjerë dhe vetë drejtori i CEZ nga takimi spontan që kishte pasur me Berishën një ditë më parë me disa investitorë të huaj, ku Berisha i paskësh përmendur takimin që pritej.

Pas kësaj, ata kanë takuar Shkëlzenin.

Përse mund ta takosh djalin e një kryeministri në një vend autoritar dhe të korruptuar si Shqipëria, pasi ke takuar kryeministrin?

Vetëm për t’i dhënë shpërblimin. Dhe ky në të vërtetë është steriotipi i gjithë mënyrës se si ka funksionuar Berisha në raport me korrupsionin.

Edhe kur investitorët e mëdhenj ishin seriozë, edhe kur ishin jo seriozë, gjithnjë filtri ka qenë djali, ose vajza e Berishës. Kur biznesmeni milioner me origjinë nga Pakistani që jeton në Suedi, Ansar, e takoi Berishën në vitin 2007, lidhur me interesin që ai kishte për një park energjetik në Durrës, Berisha e priti shumë mirë dhe i premtoi gjithçka, por kur doli tek dera i sugjeroi që për letrat ishte mirë të merrej me një studio ligjore. Ambasadori që e shoqëronte i tregoi për kë bëhej fjala. Për vajzën e Sali Berishës. Dhe ajo i hartoi një kontratë ku i kërkonte tre për qind të vlerës së investimit, kur qeveria t’i jepte licencën për TEC-in. Bëhej fjalë për 3 milionë dollarë, për një firmë që do hidhte babai i saj.

Kur binzesmeni libanez, i cili u rrah barbarisht disa muaj më parë, ndërsa ikte për në Rinas, kërkoi të merrte një tokë për investime në Lalëz, atij ju sugjerua po ashtu e njëjta zyrë ligjore. Dhe kur ai nuk plotësoi detyrimet ndaj tyre, i filluan problemet, ju shpikën pronarë dhe e njëjta punonjëse e zyrës që e pati ndihmuar për letrat, u bë gjyqtare dhe i humbi gjyqin. Në fund iku duke “ngrënë” dhe një dru.

E njëjta gjë mund të thuhet për koncesionin e ngjyrosjes së naftës, për skanimin e kontenierëve, pullat fiskale etj, ku Familja ka marrë pjesën e saj në parajsat fiskale duke lobuar koncesionet.

Rasti i CEZ dhe e-maili i drejtorit të CEZ nga Tirana, është një ilustrim perfekt i kapjes së shtetit nga kjo Familje, dhe kthimit të saj në një “bankomat”, ku duhet të paguaje për të vazhduar më tej.

Rruga për të investuar në Shqipëri fillonte si një autostradë e madhe, me shumë korsi, që të çonin në zyrën e Berishës dhe përfundonte nga një deriçkë ku të priste në pritë, ose djali, ose vajza e tij. Nuk ka gjë më ilustruese për këtë histori se sa ky e-mail, që tregon me detaje se sa i përfshirë është djali i kryeministrit në organizimin e një takimi me kryeministrin, kur qeveria ishte në kulmin e negociatave për të toleruar kompaninë të fitonte prej saj dhe se si ai përfundon si hallka e fundit e gjithë takimeve. Ishte sikur do të takoje më të madhin e vendit, pas kryeministrit. Atë që paguhej!

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Fal Zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!

Close