LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër

Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër

Shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Konstituimi i kësaj bashkie ishte parashikuar të bëhej më 20 gusht por është shtyrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

Burimet bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste por nuk ka shumë detaje për këtë çështje.

Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Pse dështoi Prokuroria dhe KQZ në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit… për Valdrin Pjetrin dhe kandidatët e tjerë?!

Close