LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pistoletë dhe drogë në avion, pranga pasagjerit në Rinas

Pistoletë dhe drogë në avion, pranga pasagjerit në Rinas

Tenton të ngjitet në avion me armë në bagazhe por është vënë në pranga nga policia e Rinasit.

Mariglen Bugjzi, 30 vjeç nga Elbasani është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në momentin kur ishte duke marrë avionin e linjës për të shkuar në Romë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Bugjzit, i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike, 500 gramë mariuanë.

Sipas policisë, 30-vjeçari e kishte fshehur pistoletën të llojit “Miniblow” në bagazhet e tij. Menjëherë i riu është dërguar në ambientet e komisariatit të Rinasit ku është marrë dhe në pyetje.

Burime policore kanë bërë të ditur se, ai nuk kishte qëllime terroriste, por është duke u hetuar nëse pistoletën e kishte për vete, apo do ja dërgonte dikujt tjetër për të kryer ndonjë krim.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Triumfon Djokovic kundër Ferrer në finalen e Abu Dhabi

Close