LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Planifikimi i territorit, si ndryshojnë gjobat, penalitet deri në konfiskim

Planifikimi i territorit, si ndryshojnë gjobat, penalitet deri në konfiskim

Drafti i ligjit të ri, që pritet të ndryshojë rregullat përsa i përket planififikimit të territorit, parashikon gjoba shumë më të larta se sa deri tani, si dhe mundësinë e sekuestrimit të ndërtimeve që janë kryer pa respektuar normat e reja.

Ministria e Zhvillimit Urban mendon të paraqesë në qeveri dhe Kuvend brenda muajit të ardhshëm këtë projekt, i cili ndryshon rregullat e deritanishme, duke nisur nga shkëputja e legalizimeve nga planifikimi territorial.

Penalitetet
Projektligji i ri parashikon që punimet pa leje, shkelja e lejes në shkallë të ndryshme të zhvillimit të objektit, jo vetëm do të dënohet me gjobë, por objekti rrezikon të shembet ose të kalojë në pronësi publike në çdo rast. Aktualisht, në rast se shkelja e kushteve të lejes së ndërtimit nuk sillte pasoja për krijimin e shtresave në siperfaqe e vëllim ndërtimor, shkelësi gjobitej vetëm me 50 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërkohë që objekti do të kalonte në legalizim. Ky rregull ndryshohet totalisht. Kështu, jo vetëm objekti nuk mund të kalojë në legalizim, por edhe gjoba kalon nga 100 mijë në 300 lekë, ndërkohë që objekti pa tjetër do të prishet ose konfiskohet nga shteti.

Gjoba shumë më të kripura parashikohen për inspektorët dhe institucionet, të cilat kanë konstatuar shkelje dhe i kanë miratuar ato në heshtje. Në rast se deri tani penaliteti për raste të tilla është parashikuar 100.000-500.000 lekë, tani e tutjr shifta dhjetëfishohet, nga 1.000.000 deri në 5.000.000 lekë të reja.
Edhe miratimi i lejes kundër ligjit do të gjobitej me shifrën nga 1 milion deri në 3 milionë lekë të reja, ndërkohë që aktualisht dënimi është shumë i lehtë: 50.000-200.000 lekë.

Ndryshimet
Ligji ka pësuar shumë ndryshime gjatë viteve të fundit, më i fundit në prill të 2013-s. Ai është ngarkuar shumë dhe është bërë gjithnjë e më i ndërlikuar, duke shtuar vështirësitë për ta zbatuar atë në praktikë. Ideja e re është që lehtësohet ligji nga procedurat, sidomos për lejet e ndërtimit, të cilat do të trajtohen veçmas me VKM. Trajtimi i lejeve të ndërtimit, procedurat, mund të kërkojnë ndryshime gjatë viteve dhe prandaj është shmangur ndërhyrja në ligj, pasi ligji trajton parimet kryesore e më të rëndësishme të fushës përkatëse.
Natyrisht, ndryshimet pritet të lidhen me reformën territoriale që do të ndërmerret.

Lejet
Aplikimi i kërkesës për leje shqyrtohet më parë nga Zyra e Urbanistikës, që jep opinionin. Nëse Zyra e Urbanistikës ka dhënë OK dhe më pas kryetari i bashkisë (komunës) nuk përmbush afatet e shqyrtimit, leja do të quhet e miratuar në heshtje.

legalizime planifikimi i territorit penalitetet

 

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Policia e Gjirokastrës bllokon 350 kg drogë në makinën luksoze
Close