LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Po 625 mijë dollarë, nga dolën?!

Po 625 mijë dollarë, nga dolën?!

Nga Erjon Braçe

Po 625 mijë dollarë, nga dolën?

Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj, a mund te flase per keto parate?

Duken shume para, duhet folur apo jo?

Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem!

Prokurorët nuk kanë hetuar, nuk kanë bërë as aq sa kanë bërë gazetarët në Shqipëri, SHBA e Skoci.

Dy prokurorët janë përdorur mu ashtu siç thotë PD në traktin e saj: Për të pastruar imazhin e Lulzim Bashës dhe partisë së tij nga një krim që ja bën muuuuu!

E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit, lende e se ciles kjo ceshtje eshte, për ta mbyllur, varrosur!

Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!

Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij;

Përmbaruesi i punëve të ndyra të Lulzim Bashës, një ish-zyrtar i korruptuar i qeverive ku ai ishte pjesë, ja doli sërish.

Vini re;

Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.

Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe!

Eeej, jo deshmine e Nik Muzin, por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise!

A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere?

Pyetja ishte dhe eshte: Nga dolën 625 mijë dollarë që Nik Muzin ka deklaruar të paguara nga PD në SHBA?

Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre!

Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave.

Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA!

Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar!

Turp e faqja e zeze!

Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte, e bere fije fije si krim, publikisht, kudo!

Loading...
More in Aktualitet
Një hetim që nis për pastrim parash, dhe përfundon për pastrim të Bashës

Close