LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pogradec, biznesi i vogël në protestë: Po na vjedhin, taksat janë rritur 5-fish

Pogradec, biznesi i vogël në protestë: Po na vjedhin, taksat janë rritur 5-fish

Tregtarët e vegjël në Pogradec protestojnë përpara bashkisë për atë që e cilësojnë si pesëfishim të taksave që duhet tu paguajnë autoriteteve vendore.

Protestuesit janë futur me dhunë në ambientet e bashkisë, në shenjë proteste ndaj shtimit të taksave. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe shmangien e tensioneve të mundshme.

Tregtarët e vegjël akuzojnë qeverisjen vendore se po u vjedh paratë, duke shtuar çdo ditë taksa të reja. “Po na vjedhin, taksat janë rritur 5 fish. Na kanë shtuar edhe taksë për varrezat”,- shprehen tregtarët.

Ndërkohë Bashkia e Pogradecit e ka cilësuar protestën e tregtarëve si të nxitur politikisht. Sipas zyrtarëve të kësaj bashkie, taksat janë të njëjta që prej vitit 2006 dhe nuk kanë pësuar asnjë rritje.

“Protesta e organizuar nga Partia Demokratike. Nuk ka rritje taksash për biznesin. Kanë hyrë në fuqi taksat e vitit 2006”,- thuhet në reagimin e bashkisë.

Loading...
More in Aktualitet, Sociale
Greqi, arrin në 58 numri i vdekjeve shkaktuar nga gripi

Close