LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Polemika për Gërdecin/ Berisha: Ndrikulla e mbrojtjes, Mimi striptiza; Romeo Kara: Saliu ka thyer çdo normë morali, por ka një të drejtë

Polemika për Gërdecin/ Berisha: Ndrikulla e mbrojtjes, Mimi striptiza; Romeo Kara: Saliu ka thyer çdo normë morali, por ka një të drejtë

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një takimi që ka patur me strukturat e Ushtrisë, që u nisën në operacionin e NATO-­s në detin Egje, ka paralelizuar ngjarjet e marsit të vitit 1997 me ngjarjen e Gërdecit, 9 vite më parë.

“Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e ndonjë individi, i cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij. E prapë, në marsin e vitit 2008, po e njëjta klikë hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak. I kemi sot mes nesh, të angazhuar që të pengojnë reformën në drejtësi”, deklaroi Kodheli.

Kjo deklaratë e ministres, ka nxitur reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka quajtur Kodhelin ndrikull dhe Mimi Striptiza. Berish hedh akuza ndaj Kodhelit dhe thotë se ajo e ka kthyer sekretarin e përgjithshëm në gjeneral.

Statusi i plotë i Berishës:

Mimi Striptiza perdor sulmet ndaj opozites si gjethe fiku!

Te dashur miq, ndrikulla e mbrojtjes, famozja Mimi Striptiza, e akuzuar per afera te medha korruptive me Gjeneral Trafikun dhe qe ka shnderruar sekretarin e pergjithshem te saj defakto nga badiguard e mazhardom zyre, ne gjeneral, shef shtabi, pilot, tankist, shofer, tenderman e çdo gje tjeter ne ate ministri, ndermorri dje, tek percillte ne nje mision te NATOs ne Egje ushtaraket tane, nje sulm politik ndaj opozites. Mirepo Mimi Striptiza harroi se per vendin e zgjedhur, sulmi e nxirrte ndrikullen nje valltare madje dhe me te xhveshur tashme jo si dikur ne klubet e nates te Athines por fiks ne vend komanden nga niseshin ushtaraket tane per ne mision jashte vendi.

Ndrikulla Striptiza, duke perdorur sulmet politike si gjethe fiku dhe jo doreheqjen e saj apo procesin ligjor ndaj mediave per akuzat e pa degjuara ndaj saj, veçse pohon vertetesine e akuzave te mediave te cilat nuk i hedh dot ne gjyq sepse i druhet se ne salle do perballet me videot e te shkuares te saj te “lavdishme”.

Ajo vazhdon e kenaqur detyren e saj sepse ne nje organizate kriminale si qeveria shqiptare, ajo, me aferat e saj nuk nxine me shume se te tjeret. Mirepo harron se ne çdo dalje publike, brenda dhe jashte vendit, te pranishmit gjate fjales se ndrikull Srtiptizes shohin me kenaqesi apo neveri videon e valleve striptize te saj ndaj dhe se perpjekja e saj per te perdorur si gjethe fiku sulmet politike ndaj opozites, e akuzojne ate edhe me rende se sa videot, te cilat nuk i ka nxjerre opozita por qe me sa duket nuk e lejojne ate te ballafaqohet ne sallen e gjygjit me akuzuesit e saj! Turp! sb

Reagimi i Romeo Kara, juristi i CEZ:

Ne fund te statusit tij si perhere denigrues, haloperidolasi Sali, perdor fjalen “turp “.
E para, une kam bindjen se eshte pikerisht mungesa totale e turpit, qe e karakterizon kete Karaxhic, per te bere te mundur cdo zullum qe i shkon mendja e njeriut, prej tij.
E dyta, denoncon Mimi Kodhelin se ka bere gjeneral bodyguardin e vete, duke harruar se ka nxjerre vete gjenerale nga rojet e tij. Mjafton nje rast: Ndrea Prendi.
E treta, merret me striptizmin e Mimit.
Harron striptizmin e vete politik, qe ka thyer cdo norme morali.
Megjithate ka nje te drejte: Mimi nuk duhet ta permende me Gerdecin. E pati kohen e mjaftueshme ta rihetonte kete ceshtje dhe ta conte bandillin aty ku duhej.
Mbas pilafit, show nuk ka me vlere.
Viktimat e Gerdecit nuk gjejne prehje vetem me flete-rrufe elektorale.
Po ta kishte bere kete, edhe Saliu do kishte me respekt per te dhe gjeneralet e saj.

Mos humbisni:
Vdekja tragjike e Rigelsit, endacaku i ish-Bllokut që refuzonte lëmoshën

Close