LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Policia greke arreston minorenin problematik shqiptar, dogji për të dytën herë flamurin në shkollë

Policia greke arreston minorenin problematik shqiptar, dogji për të dytën herë flamurin në shkollë

Një 13-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia në Greqi pasi është përfshirë dy raste në djegien dhe dhunimin e flamurit grek në qytetin e Kavalës në Greqi. Minoreni shqiptar nuk është arrestuar për shkak të moshës dhe do të ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa dosja e formuar për të u dërgua tek Prokurori publik i Kavalës.

13 vjeçari shqiptar akuzohet për fyerje të simboleve të shtetit grek. Policia zbuloi se mëngjesin e datës 28 janar 2014 ai hyri në oborrin e shkollës së Kavalës dhe hoqi nga vendi flamurin grek duke e grisur. Të njëjtin veprim ka kryer natën duke u gdhirë 17 janari, kur e grisi dhe e dogji flamurin jashtë shkollës.

Loading...
More in Rajoni
“To Vima”: Sinanaj pohon 27 vrasje: Vura dhe bombën në Gjykatë, urdhër nga politikan

Close