LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, Ahmetaj në Takimin e Konstituencës së FMN në Romë

Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, Ahmetaj në Takimin e Konstituencës së FMN në Romë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, morën pjesë sot në Takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që u zhvillua në Romë, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare si Italia, Shqipëria, Greqia, Malta, Portugalia dhe San Marino.
Tema kryesore e takimit të organizuar nga Ministri i Ekonomisë Patrizio Pagano ishte “Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, ku u diskutuan zhvillimet e përgjithshme të ekonomisë globale, impakti i tyre në ekonomitë e vendeve dhe masat që secili vend ka marrë në mbështetje të rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal, duke marrë parasysh edhe kufizimet e ndryshme buxhetore.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj u përqendrua tek masat që Shqipëria ka ndërmarrë në tre vitet e fundit, për të kapërcyer situatën e vështirë ekonomike që trashëgoi nga viti 2013, ku problemi kryesor ishte akumulimi i një mase të madhe detyrimesh të prapambetura dhe borxhi i lartë publik që përbënin risqe serioze për ekonominë me një rritje statistikisht prej 1%.
Ai u ndal tek arritjet kryesore të programit tre-vjecar të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një program që sikurse e theksoi Ministri, ishte i suksesshëm dhe arriti objektivat e tij kryesorë.
“Politikat fiskale janë ciklike dhe anticiklike dhe në varësi të kontekstit në të cilin ato zbatohen, jo gjithmonë arrihet të ketë përputhje mes politikave fiskale dhe rritjes ekonomike. Pra ka një mungesë përputhshmërie në kohë mes politikave fiskale që ndërmerren dhe rritjes ekonomike. Ne jemi munduar të fokusohemi dhe të zbatojmë ato politika fiskale që nuk e dëmtojnë rritjen, duke gërshetuar hapësirën tonë fiskale me shpenzime që nxisin rritjen ekonomike” – tha Ahmetaj.
Në këtë kuadër, Ministri e vuri theksin edhe tek reformat e ndërmarra në sektorët kycë të ekonomisë dhe impaktin e tyre pozitiv, të reflektuar në shifrat e rritjes ekonomike, punësimit, besimit në ekonomi dhe projeksionet e qeverisw shqiptare, FMN dhe BB për përshpejtimin e rritjes dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal në periudhën në vijim.

Loading...
More in Ekonomi
Rama: 3 herë më shumë financime në bujqësi. Objektiv, jo më parcela nën ujë

Close