Home . Politike . Politikë nga celulari…

Politikë nga celulari…

Rrjetet sociale ua kane bere krejt komode punën politikanëve tanë, e sidomos gjatë këtij sezoni veror. Komentet, reagimet apo opinionet edhe pse te pakta vijnë tashme ne profilet e tyre, duke mos qene e nevojshme qe te frekuentohen zyrat nga përfaqësuesit partiake

Nuk ka gjë më komode se të bësh politikë me një celular në dorë apo përballë kompjuterit. Sidomos në këto ditë me vapë të tmerrshme.

Politikanët kanë zgjedhur të mos i lënë mënjanë pushimet, por as komunikimin publik.

Dhe të jesh online është bërë domosdoshmëri për marrje e përçim mesazhesh të politikanëve, madje edhe kur ata nuk i preferojnë shumë rrjetet sociale.

Por trendi i këtij komunikimi të ri, por tmerrësisht të vrullshëm të kërkon aty ku duhet të jesh edhe nëse nuk do.

Të jesh aktiv mund të duket pak e lodhshme për ndokënd, por sa të kuptojnë komoditetin e tij, nisin dhe zëvendësojnë komunikimin televiziv apo atë sy më sy me gazetarët e shtypit duke u mjaftuar me çfarë shkruajnë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Kështu janë dhe në relaks dhe pranë familjes, pa dashur të udhëtojnë për në zyrë.

Në botë vitet e fundit komunikimi i liderëve dhe institucioneve në facebok e twitter është zhvilluar ndjeshëm duke mësuar në kohë reale gjithçka ndodh dhe reagimet përcjellëse.

Në Shqipëri po ashtu. Politikanët më aktivë janë kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha

Edhe pse prej disa ditësh me pushime, kryeministri Rama poston jo vetëm një herë në ditë. Jehona zgjedhore dhe bashkëqeverisja me qytetarët, emergjenca me zjarret apo sa bukur është të pushosh në Shqipëri, janë temat e ditës.

Sali Berisha gjithashtu poston disa herë në ditë me një objektiv sulmi: Edi Ramën, duke treguar anën tjetër të medaljes, p.sh turizmin në errësirë…

Lulzim Basha është ndjerë pak që pasi u rikonfirmua kryetar i PD-së me disa postime kundër Ramës në korrik apo me homazhin e fundit në përvjetorin e varjes së poetit Havzi Nela në vitet e fundit të diktaturës.

Për reagimet e pakta ka marrë kritika nga kundërshtari i tij Astrit Patozi, i cili sërish duke pushuar, por pasditja e thuajse çdo ditë është e postimeve të tij në FB.

Prania e fundit e Monika Kryemadhit të LSI në televizion e facebook është ajo është ajo e fillim gushtit me një intervistë në Abc news.

Petrit Vasili ka vetëm disa muaj në komunitetin e madh fb, por postimet i ka thuajse të përditshme dhe në betejë me kryeministrin Rama.

Kështu të jesh në rrjetet sociale mund të pushosh edhe të bësh politikë pa të penguar temperaturat rrotull 40-gradëshit, mjaft të kesh idetë, ndjenjën e reagimit dhe të përfshirjes.

Sepse je në kontakt me ndjekësit në rrjetet sociale, por në mënyrë virale rrjedh në median online, për rrjedhojë edhe në tv apo gazeta të printuara, të cilat gjithsesi ende mbeten një filtër i komunikimit më të spikatur të politikbërësve dhe qeveritarëve./ABC

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Si e shpërbleu me “300 byzylykë” Ilir Meta-Ermal Beqirin nëpërmjet Ylli Manjanit

Close