LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Polli” apo dështoi sot presidenti Ilir Kryemadhi?!

“Polli” apo dështoi sot presidenti Ilir Kryemadhi?!

Nga Anri Bala

S’kishe nga ta kapje presidentin sot…! E hekurosje me një cep e të rrudhosej me një cep tjetër. Nga Berisha “shpirt e xhan”, tek Berisha që tentoi ti bënte gjëmën në 2008… nga Sorosi miliarder që e dua shumë se më ka ndihmuar, tek bëj kujdes se unë s’jam si Gruevski… nga Monika zemra ime, tek Kryemadhi që nuk dua t’ia di fare! Presidenti mu duk pak në krizë identiteti, e sigurisht pushimi me orë të tëra në diell, duhet ta kishte trullosur pak, e nuk po e kuptonte se nga po i vinte e keqja të shkretit, që mundohej ta gëlltiste me ujë.

Presidenti në përçartje, sikur i kishin ardhur dhimbjet e lindjes, po kërkonte ndihmë për ta shpëtuar, duke mos e pranuar se sa ishte frikësuar. Sinqerisht më erdhi keq si për dhimbjet e çdo pacienteje materniteti…që ndjehet e lumtur kur lind dhe e trishtuar kur aborton. Por kur pashë presidentin, që po mundohej të mbaronte punë publikisht në sytë e shqiptarëve, duke klithur e lebetitur… u binda se kisha gabuar! Presidenti po ndjente dhembjet e bashkëshortes së tij dhe çdo pasthirrmë, ulërim, fyerje, sharje, intimidim dhe kërcënim… nuk ishin të tijat por të asaj, ashtu siç ndodh me çdo burrë kur i lind gruaja. Prita që të kthjellohet e të përmendej, sepse lindja nuk zgjat me orë. Por nuk ndodhi, përçartja vazhdoi gjatë dhe vazhdon akoma!

Atëherë u binda, se paska qenë një dështim i provokuar nga ajo dhe e orkestruar nga ai. Mirëpo dështimi (aborti) ka dhembje të gjata dhe pasoja të frikshme: Të shterpëzon por edhe të mundon deri në vuajtje, deri sa të arrish t’i thërrasish e Zotit e ta pyesish: Ç’të kam bërë vallë?!

Natyrisht nuk do e pyesni… nëse e keni kuptuar se dështimi i provokuar është një krim i rëndë, por të kërkuarit fajtor lartë e poshtë, se gruaja juaj nuk mban dot pjellën e saj është krim më i rëndë… është imoralitet, sepse vë në diskutim atësinë e fëmijës. Dyshimet të bëjnë tu drejtosh gishtin e të bëjsh fajtor çdo burrë të lagjes, fshatit, qyetetit, e pse jo, edhe “vedin”.

“Vedin”… të dyshosh, se nuk je burrë që ngjiz, por hiqesh e përpiqesh si çdo njeri që gjithmonë publikisht mburrë dhe lëvdon në publik cilësinë që nuk ka. Ndaj, ti sot do të kishe bërë mirë të ishe fshehur, për të bërë të verbërin, duke sjellë sikur nuk kishte ndodhur asgjë pas dështimit të gruas tënde, që dhimbjet t’i ndjenin ata të poshtrit, që ngjizën bashkë me të një krijesë dështake: “Opozitën e rrugës”, sepse ti, sikurse u mundove të na mbushje mendjen sot, nuk je… një nga ata. Tani po lutem unë për ty: Zoti qoftë i drejtë me ty dhe bashkëshorten tuaj, që na është betuar se “zotin” e ka aty në mes të shtëpisë… maçokun e hales numër 11-të./Ekskluzive.al

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Zathur
SKANDALI/ Si e trajtuan mediat qëndrimin e një anëtari të asamblesë parlamentare, si qëndrim të KiE (për interes të Ilir Metës dhe opozitës)

Close