LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Pornostari kanibal shpallet fajtor (Foto)

Pornostari kanibal shpallet fajtor (Foto)

Një person, që vrau dhe i preu në copa trupin një studenteje kineze, është gjetur fajtor për vrasje të shkallës së parë.

Në një rast horror, që tronditi Kanadanë, Luka Magnotta, një homoseksual që punonte si prostitutë, vrau studenten Jun Lin, regjistroi në video veprimet e tij dhe copat e trupit i dërgoi me postë te dy parti politike dhe disa shkolla fillore.

Magnotta e ka pranuar se ka vrarë studenten, por ka mohuar se e ka bërë këtë për shkak të sëmundjes mendore. 32- vjeçari nuk shfaqi ndonjë emocion gjatë gjykimit. Ai do dënohet me burgim të përjetshëm, pa të drejtë falje pë 25 vite.

Magnotta, që punonte edhe si pornostar, u arratis në Europë pas krimit. Ai u arrestua në Gjermani, në një internet- kafe, duke lexuar për veten e tij.

Babai i Lin udhëtoi nga Kina për të ndjekur gjyqin. Për mediat, ai tha: “Ditën që Lin vdiq, pjesë të shumë njerëzve vdiqën me të. Mamaja, motra, unë, miqtë e saj, në një natë humbëm shpresën”.

Loading...
More in Bota, Kryesore
Vritet lideri i milicisë famëkeqe siriane, Shabia

Close