LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Pranga 15 të dyshuar për terrorizëm në Kosovë, 5 imamë dhe 1 politikan

Pranga 15 të dyshuar për terrorizëm në Kosovë, 5 imamë dhe 1 politikan

Në Kosovë, në një aksion të policisë janë arrestuar sot 15 persona nën akuzën e nxitjes së terrorizmit. Mësohet se mes tyre janë vënë në pranga 5 imamë dhe një politikan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se mes të arrestuarve janë Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi, kryeimami i Pejës, Enes Goga si dhe hoxha i Pejës, E.Avdiu.

Mes të arrestuarve është edhe shoku i Lavdrim Muhaxherit, 24 vjeçari me iniciale SH.K i arrestuar Në Kaçanik. Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Antiterror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.

Personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë në terrorizëm.

Ndërkohë që në orët në vijim pritet të bëhen publikë emrat e të arrestuarve të tjerë.

Policia e Kosvës i ka vënë ata në pranga për nxitjen e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmit Islam. Ramiqi, partia e të cilit ka bazë fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe shkuarjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak.

Para një muaji, janë arrestuar nga policia e Kosovës edhe 40 persona të dyshuar  për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Loading...