LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Presidenca kërkon 44 mln lek, komisioni i shton 20 mln

Presidenca kërkon 44 mln lek, komisioni i shton 20 mln

Përfaqësues nga Presidenca, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me buxhetin që iu është akorduar për vitin 2014.  Sipas tyre vlera e buxhetit korrespondon në 3.8% më pak nëse e krahasojmë atë me 2013-ën. Ata pohojnë se shuma e caktuar, nuk është e mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e institucionit.

Sipas burimeve zyrtare, Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Presidencës.

“Duhet të ulen shpenzimet operative me 6.9 milionë lekë. Kemi nevojë për rreth 44 milion lekë shtesë. Ka borxhe të trashëguara për ceremoninë e dekorimit”, – u deklarua nga pala e Presidencës.

“Nuk mund ta lëmë këtë institucion me borxhe, por ju kujtojmë se duhet të shlyeni detyrimet që ka Presidenca”, – u shpreh Bashkim Fino.

Pas diskutimeve u ra dakort që buxhetit të vitit 2014 për Presidencën ti shtohen 20 milionë Lekë shtesë.

Loading...
More in Aktualitet, Ekonomi
Çmimi i naftës rritet me 5 lekë, frikësohen konsumatorët shqiptar

Close