LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . President i papërgjegjshëm! Kërcënon deputetin Valteri me lehsin Tedi pasi deklaroi se Ilir Meta është kryetari i LSI

President i papërgjegjshëm! Kërcënon deputetin Valteri me lehsin Tedi pasi deklaroi se Ilir Meta është kryetari i LSI

Ilir Meta e ka shndërruar presidencën në një bunker nga ku lëshon bomba tymuese kundër armiqve të tij imagjinarë, deputetëve, politikanëve, diplomatëve dhe kundër kujtdo që në maksimumin e profesionalizmit zbërthen shkeljet e tij në institucionin që drejton.

Dallohet qartë që ka ngelur i vetëm në betejën e tij, duke ngelur i braktisur nga peshat e rënda të politikës deri te këshilltarucët me të cilët luante me topa bore në majat e maleve.

Presidenti i Republikës përfaqësohet sot nga gazetarucët e paguar, të cilët nuk mbajnë mbi shpinë asnjë kosto politike dhe lëshojnë deklaratat si lopa bajgën pa pikën e përgjegjësisë, duke ulur nivelin e institucionit në gjendje mjerane.

Sulmet ndaj një deputeti të ri me akuza të SHIKUT tregojnë se Ilir Meta po e përjeton shumë keq raportin e Komisionit të Venezias dhe ndihet në ankth nga vendimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.

Deputeti Halit Valteri:

Nuk ia vështirëson aspak punën sepse komisioni Venecias shprehet qartë në rekomandimet që jep. Të presim datën 11 dhe të shohim si do të jetë rekomandimi përfundimtar. Nëse ata shprehen që presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i kalojmë parlamentit për votim shkarkimin e presidentit të republikës dhe më pas vendos gjykata kushtetuese çfarë do të bëhet me fatet e presidentit. Kemi marrë dëshmitë nga disa institucione që të kemi sa më shumë fakte dhe prova për ti administruar në dispozicion të hetimit.Në dijeninë time ka patur institucione që janë vonuar ose nuk kanë kthyet përgjigje por institucioni i Kuvendit bashkë me komisionin hetimor ka marrë masat e duhura për t’i sjellë ato prova në teyezën e komisionit hetimor. Ka ende fakte dhe prova për t’u administruar. Është e parakohshme thotë Halit Valteri të shprehet për reportin final të komisionit. Dihen qëndrimet e mia ndaj presidentit të Republikës personalisht ndaj tij jo si institucion. Për mendimin tim ai është kryetar i LSI dhe jo kryetar i shtetit tone.

Deklaratës së deputetit, Halit Valterit, i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit, konia e re Tedi Blushi.

Postimi i plotë i Blushit:

Për lolon e opozitës së re, i cili mashtroi sot qëllimisht për Draft Opinionin e Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë (siç mund të provohet edhe me foto):

I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re, si puna e këtij lolos, që i duket vetja se është deputet. Në fakt është thjesht një numër dyshifror në fundin e fundit të listës për deputet. Një rrogëtar i paligjshëm i Rilindjes që ushqehet me përshesh për të provokuar figurën e Presidentit. I kujtoj këtij pupaci të Rilindjes, që para se të marrë guximin të flasë për Presidentin e Republikës të sqarojë të kaluarën e vet në raport me ligjin dhe t’u thotë shqiptarëve:

Nëse ka qenë apo jo në survejim nga shërbimet e sigurisë?

Për çfarë veprash të rënda është dyshuar dhe për cilën arsye është ndjekur nga shërbimet për një kohë të gjatë? Larg qoftë pupac këto raporte publikohen një ditë!! Ndaj lidh gojën se nuk e dimë a ta ble dot Rilindja edhe të kaluarën! Megjithatë, i kujtoj këtij pupaci që flet në emër të Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë, siç vërtetohet dhe me foto, se vlera e votës së tij të paligjshme është ZERO ME XHUFKË! Presidenti i Republikës është i vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e vitit 1998 dhe nuk ka pupac, që mund t’a ndalojë! Për të disatën herë, u sqaroj pupacëve dhe gjithë të tjerëve, se fjala tejkalim nuk ekziston në Kushtetutë, por vetëm në planet e votimeve moniste të Rilindjes, të mbështetura çuditërisht dhe nga opozita e re. Vlera e votës së çdo pupaci të Rilindjes që përfaqëson fundin e fundit të listave të gjithë partive opozitare, pas dorëheqjes së 182 deputetëve dhe kandidatëve të partive opozitare është vetëm një ZERO ME XHUFKË . Nuk është Presidenti që ka probleme me Kushtetutën por është Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese. Ndaj mazhoranca të reflektojë, t’i shërbejë zgjidhjes së krizës së rëndë që tani, t’i falenderojë pupacët e t’u thotë që shërbimet e tyre nuk vlejnë më! Tani është koha për të përmbushur kushtet e Bundestagut dhe për të ecur sa më pranë Maqedonisë Veriore!

Loading...
Mos e Humbisni
Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

Close