LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Presidenti i çmendur filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar: “Goditini, qëllojini, por mos i v.risni”!
Philippine President Rodrigo Duterte (C) talks to military chief General Carlito Galvez (R) and national police chief Oscar Albayalde (L)during a ceremony where seized vehicles and motorcycles were destroyed at the customs yard in Manila on May 30, 2018. Duterte watched heavy equipment flatten hundreds of motorcycles and six vehicles on May 30 as part of a drive to fight corruption at the country's customs bureau. / AFP PHOTO / TED ALJIBE

Presidenti i çmendur filipinas fton njerëzit të sulmojnë zyrtarët e korruptuar: “Goditini, qëllojini, por mos i v.risni”!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka ftuar qytetarët që të qëllojnë zyrtarët e korruptuar që mund të ndeshin në jetën e përditshme, por të mos i vrasin.

74-vjeçari tha se kushdo që shikon një zyrtar që merr ryshfet, mund ta qëllojë atë me armë, por nuk do të ndëshkohet nga autoritetet vetëm nëse zyrtari mbijeton. Nëse zyrtari vdes, do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Nëse paguani taksa dhe zyrtari ju kërkon ryshfet, qëllojeni. Nëse keni armë, qëllojeni, por mos e vrisni sepse nëse e vrisni nuk do të faleni. Qëllojeni në këmbë dhe do të jeni në liri me kusht. Do ju mbroj unë”, tha presidenti i Filipineve.

Gjithashtu, ftoi qytetarët që të denonconin rastet e korrupsionit të zyrtarëve qeveritarë.

“Do të fus në zyrën time zyrtarin dhe ankimuesin dhe do ta lë qytetarin që ankohet që ta qëllojë me shuplakë të korruptuarin”, shtoi Duterte.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close