LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Presidenti para Fevziut, dukej si para arrestimit

Presidenti para Fevziut, dukej si para arrestimit

Nga Artur Ajazi

Ajo çfarë shqiptarët, panë dhe dëgjuan mbrëmjen e të enjtes në ekranin e një televizioni nga kreu në detyrë i shtetit Ilir Meta, (i ftuar të shpjegohej mbi skandalin e rradhës në emërimet e tij) ishte një skenë makabre, trishtuese, dhe mëshiruese. Presidenti i vendit dukej para Fevziut, sikur ishte para arrestimit. Dukej sikur e kishin thirrur ti bëhej hetuesia, ishte sikur ishte para prokurorëve, dhe i drejtohej “popullit ta kuptonte, ta ndihmonte”, se ai është evliha, është “i pastër, i ligjshëm, i paanshëm”. Duke folur mbrapsht dhe duke qëndruar shtrëmbër në poltronin e tij, duke mos artikuluar rrjedhshëm asnjë fjali, dhe duke ripërsëritur nga 30 herë një argument, kreu në detyrë Ilir Meta pothuajse kishte dalë jashtë kontureve logjike.

Asnjëherë nuk do ta kisha besuar se Meta do të katandisej ashtu, asnjëherë nuk e kisha besuar se do të vinte një ditë, dhe do ta braktisnin të gjithë (veç miqve të tij eskursionistë) duke u bërë vegël qorre e Doktorit të tij. Asnjëherë nuk e kisha besuar se Meta, do ta kishte kaq frikë ligjin, policinë, prokurorinë, gjykatën, apo dhe ….qelinë. Asnjëherë nuk e kisha besuar se Meta, do të bënte kaq shumë potere dhe rezistencë ndaj zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës, asnjëherë nuk e kisha besuar se Meta do të ikte me vrap (dhe jo me luftë të ndershme) nga Presidenca. Shqiptarët e dëgjuan live kreun në detyrë të shtetit, tek rrokej të gjente grimca dhe “fajtorë” për situatën në të cilën ai e katandisi vendin, duke akuzuar, duke sharë, dhe duke shfryrë ndaj kujdo, dhe duke shkelur çdo normë dhe etikë zyrtare.

Atë mbrëmje shqiptarët kuptuan se Meta nuk ishte më kreu i shtetit, kuptuan se ai nuk mund të qëndrojë më asnjë sekondë në Presidencë, kuptuan se ai, nuk e ka debatin dhe inatin me ligjin, por me PS, me Ramën. Shqiptarët kuptuan sa e rëndë është situata, dhe sa urgjente është nevoja e shkarkimit të një presidenti që ka dalë hapur kundër një Parlamenti, qeverie dhe kryeministri legjitim, kuptuan se kreu i shtetit po sëkëlldiset deri në ekstrem, pasi Gjykata Kushtetuese dhe SPAK po ngrihen dhe do të nisin funksionimin e tyre. Shqiptarët u qartësuan mbi sjelljet brutale të një presidenti, që nuk e ka për gajle, të dalë kundër të gjithëve, madje edhe kundër ndërkombëtarëve.

Tanimë Meta e di, që vendi i tij nuk mund të jetë më në Presidencë, pasi është braktisur nga të gjithë. Natyrisht ky do të ishte rezultati i një rruge pa krye, nga ku kreu i shtetit duke injoruar misionin e tij, preferoi të ishte “avokati” Doktorit dhe jo i ligjit, preferoi të ishte mbrojtës i interesave të ngushta, se i interesave të shqiptarëve dhe integrimit të vendit në BE.

Shumë njerëz të politikës, u trembën dhe bënë qametin kur nisën reformat në drejtësi, por vetëm njëri prej tyre ( dhe që do ti përfaqësonte ata denjësisht ) do të shpallej “flamurtari” dhe ky ishte kreu i shtetit. Ky i fundit duke mos treguar në asnjë rast “clasin” e duhur të politikanit, do t’ja kalonte madje dhe Doktorit në momente të veçanta.

Loading...
More in Blog
Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

Close