LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . “Priftërinjtë” Ortodoks zhvishen për kalendarin gay!

“Priftërinjtë” Ortodoks zhvishen për kalendarin gay!

Një kalendar i ri, ndofta i pazakontë prej tendencave homoseksuale të fotografive që shfaqen në të, është publikuar së fundmi prej të krishterëve ortodoksë rumunë.

Në këtë kalendar dallohen fare qartë fotografitë me tema homoseksuale, të cilat tregojnë model meshkuj gjysmë-lakuriq duke lexuar Biblën, një tjetër shihet një mashkull lakuriq mbi një shtrat teksa shtrëngon disa rruaza të rozarios.

OC (Kalendari Ortodoks) është themeluar në vitin 2012 dhe është ide e një grupi të përbërë kryesisht nga të krishterë ortodoks të Europës lindore prej rajoneve ish-komuniste.

Një nga organizatorët e kalendarit është shprehur për Huffington Post se, “shkrepjet nuk fokusohen tek ndonjë prift ortodoks, por se modelet e përzgjedhur janë homoseksual, miqësorë, anëtarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë zgjedhur të zhvishen për të bërë disa fotografi seksi, sepse ata besojnë si ne. Në lirinë e të folurit, tolerancës, barazisë dhe të drejtave të njeriut.”

“Ky produkt nuk ka për qëllim të përdoret për qëllime fetare. Kjo është një punë e shprehjes artistike dhe komentimin politik dhe social në promovimin e modernitetit dhe dinamizmin e personave të përfshirë në Kishën Ortodhokse,” shtoi burimi.

Duke shkruar në faqen e tyre ata thonë se qëllimi i tyre kryesor është që “të tregojë se besimtarët ortodoksë nuk janë të gjithë të prapambetur, si stereotipet “kockë e lëkurë” të portretizuara në shtyp, por më tepër janë njerëz të rregullt dhe pasionant, preferencial, interesatant dhe me dëshira.

“Në të njëjtën kohë, kalendari ka një qasje ironike ndaj Kishës Ortodokse, e cila në vitet e fundit ka qenë e përfshirë në skandale korrupsioni, represioni të artistëve, mbulimi i homoseksualitetit dhe sjellje të egër dhe homofobe,” shtojnë ata.

Nëpërmjet këtij kalendari, krijuesit shpresojnë të luftojnë, atë që ata e përshkruajnë si “ndikimet negative dhe të vjetruara të më të mëdha të udhëheqjes së kishës ortodokse.”

Reagimet nga brenda kishës kanë qenë të ndryshme.

Sipas faqes së internetit: “Disa u quajtën terroristë, disa nuk reaguan absolutisht. Më i miri nga reagimet ka qenë nga Patriarkana greke, e cila deklaroi ata nuk e aprovojnë, por e kuptoj se mund të vlerësohet dhe pranohet nga njerëz kreativë apo minoritete”.

Dhe me të vërtetë kjo ka qenë. Me ngjyra të theksuara, mjedis homoerotik, shfaqja e OC “Kalendari Ortodoks” ka tërhequr vëmendjen e fotografit amerikan David Lachapelle dhe artistëve francezë Pierre & Gilles.

Seancat e fotografive u zhvilluan në zonën ortodokse të Europës Lindoren, ndërsa përzgjedhja e modelëve është bërë në mënyrë publike nëpërmjet shpalljes në faqen zyrtare të internetit.

Loading...
More in Lifestyle
Femra e vitit për “Maxim”, vetëm Eva Longoria

Close