Home . Aktualitet . Prokurori shqiptaro-amerikan: S’kam parë askund kaq shumë viktima të drejtësisë sa në Shqipëri

Prokurori shqiptaro-amerikan: S’kam parë askund kaq shumë viktima të drejtësisë sa në Shqipëri

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t’ia dalë.

Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë për publikun shqiptar eksperti i OPDAT për reformën në drejtësi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj në aktivitetin “TED EX Tirana”, me moton: “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.

Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë.

Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme.

Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri.

Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë, sepse është lënë të bjerë shumë poshtë”, ka thënë Juncaj.

Megjithatë, këshilltari juridik i Ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtëpërsëdrejti me reformën në drejtësi thotë se ka shpresë, por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.

Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa.

Nuk mund t’ja dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë.

Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak.

Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë”.

Juristi Juncaj familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, shpreh shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre.

Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit.

Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë”, tha Juncaj, i cili ishte një nga dhjetë folësit e eventit të që përcolli ide dhe mesazhe frymëzuese për publikun duke rrëfyer nga një histori të tyre.

Mos Humbisni:
Video erotike me Dafina Zeqirin, më në fund reperi tregon çfarë ka mes tyre

Close