LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Prokuroria zbulon pamjet filmike që lidhin biznesmenin Karçini me vrasësin me pagesë Sinanaj

Prokuroria zbulon pamjet filmike që lidhin biznesmenin Karçini me vrasësin me pagesë Sinanaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda siguron pamje filmike, te cilat shfaqin vrasesin me pagese, Julian Sinanaj ne nje takim me biznesmenin Ilir Karcini. Kjo prove duket se gozhdon biznesmenin, alibia e te cilit bazohet mbi mohimin e cdo akuze qe i eshte bere deri tani. Sipas tij, ai nuk kishte njohje me asnje nga personat e akuzuar ne dosjen e tritolit. Avokatet e Karçinit mohuan ne sallen e gjyqit se Karcini porositi vrasjen e konkurrentit te tij ne biznes, Piro Bares.

Burime thane se oficeret e Policise Gjyqesore shqyrtuan me imtësi rrëfimin e vrasesit me pagese, dhe me pas shkuan ne lokalin ku ishte kryer takimi. Lokali vëzhgohej 24 ore nga kamera private, dhe nga pamjet filmike dalloheshin dy te pandehurit. Pamjet janë administruar në dosjen penale dhe do t’i vihen në dispozicion edhe avokatit mbrojtës.

Vrasesi me pagese Julian Sinanaj rrefeu se u pagua ne parapagim me 50 mijë euro per vrasjen. 100 mije euro te tjera i ishin premtuar pas ekzekutimit te Piro Bares. Sipas tij takimet me Karcinin u zhvilluan ne zyren e biznesmenit dhe ne 3 raste te tjera në lokale te ndryshme te kryeqytetit. Filmimet ne lokalin e “Komunës se Parisit” fiksojne biznesmenin Karçini dhe vrasësin Sinanaj te ulur ne kafe. Vrasja e biznesmenit Piro Bare fillimisht ishte planifikuar te behej me eksploziv gjate ecjes me makinë në rrugën e Kavajë-Durrës. Por perpjekja e pare e Sinanajt deshtoi per shkak te lëvizjeve te shpeshta te policise, ndërsa ne përpjekjen e dyte ai u arrestua ne kohe.

http://www.youtube.com/watch?v=GK3EnuAfuag

Loading...
More in Aktualitet, Kronik, Kryesore
Gjermeni në Azerbajxhan, diskuton nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi

Close