LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Prokurorit” Basha i erdhi zëri nga mosveprimet e prokurisë ndaj dosjeve të tij! Kërkon arrestimin e Dakos

“Prokurorit” Basha i erdhi zëri nga mosveprimet e prokurisë ndaj dosjeve të tij! Kërkon arrestimin e Dakos

Ndërsa prokuroria fle mbi dosjet e Lulzim Bashës, Sali Berishës, Genc Pollos, Ridvan Bodes, Flamur Nokës, Ilir Metës, Petrit Vasiit, Ylli Manjanit dhe dhjetra politikanve që akuzohen për vjedhje grabitje dhe vrasje, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke ironizuar aksionin dhe arrestimet që u bënë mbrëmë, duke i quajtur asgjë.

Natyrisht asgjë, kur prokuroria vepron ne keto menyra gati qesharake dhe kur një i akuzuar për disa vepra penale të verifikuar dhe të bëra publikisht, kërcënon prokurorin dhe bënë prokurorin, e kjo përbën një skandal.

Ky palaço i falur nga padrejtësia, akuzon cilindo figurë publike apo mediatike dhe askush nuk i trwegon vendin.
Ja postimi i Lulit të trimëruar, nga mosveprimi i shtetit të barabartë për të gjithë, shtetit të së drejtës:

“Peshku i madh është Vangjush Dako, pëshqit e tjerë janë të ngordhur, ata që janë arrestuar mbrëmë nuk janë asgjë. Vangjush Dako ka abuzuar me tendera dhe ka favorizuar grupe kriminale, pra asgjë te re nuk kemi”, u shpreh Basha.

“Është dosja hetimore e Vangjush Dakos, peshku i madh është Vangjush Dako. Siç kam lajmëruar kohë më parë Vangjush Dako, është i përfshirë në këtë dosje që është kapur me përgjime nga Prokuroria. Këta që janë arrestuar, janë vetëm peshq të vegjël”, tha Basha./Ekskluzive.al

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close