LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Protesta e Astirit, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj

Protesta e Astirit, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin zonën e ‘Astirit’, për shkak të protestave. Siç ka bërë në çdo protestë të zhvilluar në Shqipëri, së fundmi atyre të opozitës, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendin e grumbullimit të protestuesve.

“Protestat vazhdojnë përgjatë Unazës së Re dhe zona të tjera të qytetit kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re. Orari i protestave ka ndryshuar dhe janë planifikuar që të zhvillohen nga ora 06:30-07:30. Ambasada Amerikane këshillon qytetarët që të shmangin këtë zonë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruan Ambasada Amerikane.

Protesta e banorëve të Astirit ka nisur rreth një vit më parë, të cilët kanë dalë kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re, ku parashikohet shembja e shtëpive të tyre për zgjerimin e rrugës. /Shqiptarja.com

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Ramadan Trocit, prokurorit VIP që urdhëroi arrestimin e Fullanit dhe Shpëtim Gjikës përfundimisht i shkarkuar…objekt hetimi dhe gjykimi

Close