Home . Aktualitet . Protesta e opozitës, policia: Ja masat që do të merren

Protesta e opozitës, policia: Ja masat që do të merren

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen dhe zhvillimit normal të protestës së Partisë Demokratike ditën e nesërme. “Bazuar në kërkesën e ardhur nga Subjekti Politik Partia Demokratike, mbi zhvillimin e një proteste, ditën e nesërme më datë 20 Shkurt 2014, do të bllokohen disa segmente rrugore.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste.
Sa sipër, lutemi qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me bllokimin e disa segmenteve rrugore.” Thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Nga policia bëhet me dije se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së nesërme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Kodheli: Imami abuzoi me tenderin, sot Shqipëria më e sigurt

Close