LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . PROTESTA / PD angazhon Retard Saçin si këshilltar për çështjet e naftës

PROTESTA / PD angazhon Retard Saçin si këshilltar për çështjet e naftës

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e afërme të opozitës, PD ka njoftuar të gjithë naftëtarët e republikës se janë të mirëseardhur në rradhët e protestuesve.

Ai që bëri publike thirrjen ishte skiatori i partisë, Edi Palosja, i cili i sqaroi naftëtarët se vetëm PD është partia që do t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së tyre, sapo të vijë në pushtet.

Eksperti Saçi me disa naftëtarë

Mos u ulni në bisedime me Edin, ai është mashtrues, hajdut, llapaqen, xhepist ordiner, i pafytyrë, me dy fytyramajmun, i paaftë etj etj”,nisi thirrjen e tij Palosja në takimin me një grup naftëtarësh ditën e djeshme.

Një nga naftëtarët e hutuar e pyeti: “Na fal, ne sapo na thanë të takohemi me Edin… A nuk je ti?”

Palosja e kuptoi keqkuptimin dhe u hodh: “Jo jo, Edi jam vërtet… E kisha fjalën për Edi mashtruesin, kryeministrin, Ramën pra…”.

Për t’i kandisur, Palosja i informoi naftëtarët se partia e tij kishte angazhuar një ekspert të specializuar të naftës, për ta zgjidhur krizën e sektorit dhe rrjedhimisht, problemin e gjithë punonjësve, sapo PD të vijë në pushtet.

“Politikanët e vjetër ju gënjejnë. Ne të rinjtë e kemi gati planin e naftës. E ka hartuar eksperti i njohur Retard Saçi, besoj se e njihni. Retardi i ka dhënë mend për naftën edhe liderit pontifik Sabile Risha. Madje i tepruan ca pako mend dhe ia dha edhe së shoqes së liderit”, tha Palosja.

Gojët e Liga nuk kanë më shumë informacione si ka vazhduar takimi, por burime të papërpunuara, pra bruto, bëjnë me dije se kur naftëtarët dëgjuan emrin e Retard Saçit, disave u kaloi gjuha poshtë, cave u erdhi alivanosje, ndërsa disa të tjerë nxorrën rripat e mesit dhe u bënë gati të negocionin me Edi Palosjen.

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Edhe pse t’i bësh naftën naftës nuk është aspak për të qeshur.    

Loading...
More in Argetim
Çfarë do të bënit ju nëse do kishit 24 orë jetë? Zogu i Tiranës pyet qytetarin, përgjigja e tij e nxjerr situatën jashtë parashikimit (Video)

Close