LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Protestat në Turqi, Erdogan: Nuk jap dorëheqje

Protestat në Turqi, Erdogan: Nuk jap dorëheqje

Pavarësisht akuzave për korrupsion që detyruan tre ministra të japin dorëheqje më herët gjatë javës, Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje.

Në një tubim jashtë aeroportit kryesor të Stambollit ditën e premte, Erdogan bëri thirrje për të luftuar ndaj asaj që shihet si sfida më e madhe për qeverinë e tij në 11 vite detyrë.

Ai e cilësoi hetimin për korrupsion si një “fushatë të pistë” dhe u bëri thirrje mijëra mbështetësve që të votojnë partinë e tij në zgjedhjet lokale të muajit të ardhshëm. “Ata që e quajnë hetim për korrupsion janë të korruptuar vetë”, tha kryeministri turk.
Ditët e fundit Turqia është përfshirë nga protestat. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Erdogan.

Loading...
More in Aktualitet, Bota
Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe një të dyshuar, plagoset polici

Close