LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Protestuesit tërheqin kryebashkiaken në rrugë, i presin flokët dhe e lyejnë me bojë

Protestuesit tërheqin kryebashkiaken në rrugë, i presin flokët dhe e lyejnë me bojë

Një kryetare bashkie në Bolivi është lhyer me bojë të kuqe dhe është tërhequr nëpër rrugë nga protestuesit, të cilët e fajësojnë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës.

Patricia Arce, nga partia “mas” që është në pushtet, u nxor nga bashkia dhe u mbajt për katër orë nga protestuesit, të cilët e poshtëruan duke e detyruar të gjunjëzohet e të firmosë dorëheqjen.

Djem të rinj, të armatosur me shkopinj e të mbuluar me maska, thërrisnin “vrasëse” teksa marshuan nëpër rrugë me kryebashkiaken nga pas, të cilës i prenë flokët.

Bolivia është pushtuar nga protestat pas fitores së presidentit Evo Morales në zgjedhjet e 20 tetorit, të cilat opozita i quan të manipuluara.

Loading...
More in Bota
Ulërima dhe panik: Rrëzohet tavani i godinës së Teatrit, disa qytetarë të lënduar (Video)

Close