LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . PS e hapur për çdo propozim përfshirë edhe ndryshimin e sistemit

PS e hapur për çdo propozim përfshirë edhe ndryshimin e sistemit

Deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor Adnor Shameti tha në studion e Pa Protokoll,se PS është e hapur për të rishkuar çfarëdo lloj propozimin për Reformën Zgjedhore përfshirë këtu edhe ndryshimin e sistemit.

Reforma Zgjedhore është një proces. Ne si anëtarë të këtij komisioni ndjejmë të gjithë përgjegjësinë.

Çështjet që ne shqyrtojmë në komisionin e Reformës Zgjedhore nuk janë tonat por rekomandime të OSBE.

Ky është thelbi dhe të gjitha këto çështje ku ne duam të ndërhyjmë janë përpjekje për t’i zbatuar ato.

Reforma Zgjedhore është vënia në praktikë e atij rekomandimeve. Ajo që dua të them se blloku i djeshëm ka të bëjë me depolitizimin e procesit zgjedhor.

Jemi të hapur për të pranuar çfarëdo lloj propozimi. Ne nuk na tremb sistemi. Ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën, tha Shameti.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Njihuni me shenjat e horoskopit që do të pësojnë ndryshime drastike në fund të këtij viti

Close