LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pse kundërshtoi Ilir Meta dhe iu turr si i çmendur SHBA-së? “Venecia”, precedentë pro betimit të Arta Vorpsit
Presidenti, Ilir Meta, duke hyre ne nje konference shtypi, ku tha se te henen do te paraqese kallezim penal per kreun e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, Ardian Dvorani, per “shperdorim detyre” dhe “pervetesim titulli apo detyres shteterore”./r/n/r/nPresident, Ilir Meta, enters at a press conference, wherein he said, he will file a lawsuit on Monday against the head of the Justice Appointments Council, Ardian Dvorani, for "abuse of office".

Pse kundërshtoi Ilir Meta dhe iu turr si i çmendur SHBA-së? “Venecia”, precedentë pro betimit të Arta Vorpsit

Vetëm pak javë më parë, Ilir Meta zotohej se do të respektonte çdo qëndrim që Komisioni i Venecias do të jepte lidhur me faktin nëse ishte shkelur apo jo Kushtetuta në rastin e çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Një zotim të cilit Meta i qëndronte me forcë, ndoshta edhe i sigurt se Venecia do ta nxirrte fajtor, por jo deri në pikën që mund të shkruante të zezën mbi të bardhe se ai do duhej të shkarkohej.

Sot kreu i shtetit kundërshtoi qëndrimin e mazhorancës kur u shpreh se çështja e Marsida Xhferllarit dhe Arta Vorpsit do të dërgohet në Komisionin e Venecias për interpretim.

Por në fakt, Komisioni i Venecias e ka një precedent lidhur ekzaktësisht me këtë rast, ai i Tunizisë në vitin 2015. Ku dhe atje ishte ngërçi i betimit te presidenti i vendit.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias argumenton se edhe pse është një fuqi detyruese emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti, ky rregull nënkupton rrezikun që presidenti të mund të parandalojë që kandidatët e zgjedhur nga dy organet e tjera të përmbushin mandatin e tyre të detyrës.

Dhe për Venecian, zgjedhja e kandidatëve nga dy organet e tjera duhet të pasohet drejtpërdrejt me betimin, pa qenë i nevojshëm një dekret i presidentit.

Në po të njëjtin opinion, Venecia e bën të qartë se në kushtet kur presidenti mund të vonojë ose bllokojë betimin e anëtarëve të rinj për të marrë detyrën, kandidatët mund të betohen para organit që i zgjodhi ata.

E duket se ky precedent i Venecias, solli dhe shpërthimin, jo të pazakontë të presidentit Ilir Meta kundër Venecias, SHBA-së dhe cilitdo që mendon ndryshe nga ai.

Opinioni i Komisionit të Venecias: https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2015)024-e

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Kongresi i PPE, rezolutë e veçantë! Basha mashtron me kërkesat e rezolutës, të njenjta me ato të Bundestagut

Close