LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Pse opozita kopjoi sot fushatën e “Thurja”, njësoj siç minoi protestat studentore?

Pse opozita kopjoi sot fushatën e “Thurja”, njësoj siç minoi protestat studentore?

Nga Kreshnik Spahiu

Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj pasi rinia ka filluar lëvizjen “Thurja e Shpresës”

Prej dy muajsh një nga lēvizjet më popullore në Shqipëri kishte nisur një fushatë të ashtuquajtur “Thurja e shpresës”!

Dhjetra intelektualë të rinj nën drejtimin e Dr. Endri Shabanit, Erion Kristos, Besian Peshës etj, kanë mbushur sheshet dhe sallat por mediat qeveritare dhe opozitare e kanë çensuruar dhe na është dashur ta ndjekim vetēm nga facebook apo rrjetet sociale!

Thurja e shpresës mbushi sheshet e Korçës, Durrësit, Tiranës dhe shumë qyteteve gjatë ditëve kur Lulzim Basha ishte me pushime në Portugali.

Të gjitha mediat janë mbylkur për nismēn thurja dhe opozita është xhelozuar maksimalisht, njësoj siç ndodhi me lëvizjen studentore ku Basha dhe Berisha nuk u lejuan në shesh të afroheshin.

Kujtojmë që një muaj më pas opozita dogji mandatet e friksuar se një opozië e re po linde. Qindra studentë dhe pedagogë po kërkojnë ndryshimin e Kodit Elektoral.

Me gjithë paralajmërimet për Revolucion, opozita vazhdon proteston me koferenca shtypi nga selia e SHQUP por Nisma Thurja po fitonte terren çdo ditë, ndërkohë që Basha gënjente.

Nëse krahason portalin Thurja, me faqen e Partisē Demokratike do kuptoni ndryshimin dhe popullaritetin e lëvizjes së te në raport me opozitën.

Lideri i “Thurjes shpresa” shkatrroi në një debat televiziv liderin e demokratve Sali Berisha me argumenta, duke arritur një audiencë me mbi 1 milion klikime.

Thurja për shpresën po kërkon ndryshimin e sistemit elektoral, gjë e cila përkthehet nxjerrje në pension për Ramëm, Berishën, Metën.
Thurrja për shpresën është një dritë jeshile që xhaketat e vjetra të largohen.

Dje Berisha thirri në zyrë Lulzim Bashën dhe i tha: “Ti ke vetēm një shpresë të mbetesh në politik. Rrëmbe kauzën Thurja e shpresës dhe quaje “Turi i shpresës”. Shkatrroi alternativat e reja se ato jan armiku apo rivali yt, dhe jo Edi Rama.

Ai do largohet vetë një ditë, por mos lejo askënd të dalë opozitë e re. Mos u çudosni me vjedhjen e fundit se kështu kanë rrëmbyer dhe minuar me dhjetra kauza nga ato kuqezi dhe deri tek thurja.

Sigurisht që tashmë pas 30 vitesh atyre ju kanë shteruar idetë dhe u ēshtë dhjamosur truri. Padyshim është përpjekja e fundit që një i pa-shpresë po kërkon të na vjedh dhe vrasë shpresën e fundit!

Loading...
More in Aktualitet, Blog
Frika e Lulzim Bashës nga tërmeti

Close