Home . Lifestyle . Pse u divorcua pas 20 vjetësh martesë aktori i madh shqiptar Jim Belushi?!

Pse u divorcua pas 20 vjetësh martesë aktori i madh shqiptar Jim Belushi?!

Jennifer Sloan, bashkëshortja e Jim Belushit, aktorit të famshëm amerikan me origjinë shqiptare, ka paraqitur të hënën kërkesën për divorc, vetëm pak muaj para se çifti kishte caktuar të festonte përvjetorin e 20-të të martesës, raporton TMZ. Pas thuajse 20 vitesh bashkë, aktori i njohur Jim Belushi dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Sloan, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Sipas mediave amerikane ka qenë Jennifer, ajo e cila ka paraqitur kërkesën për divorc ditën e djeshme, datë e cila përkoi edhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta të babait të aktorit. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që i ka çuar ata drejt divorcit, ndërsa ende asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë rreth këtij lajmi. Jim dhe Jennifer u martuan së bashku më 2 maj të vitit 1998, ndërsa kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close