LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Publikohen pamjet e aksidentit të t.merrshëm të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti

Publikohen pamjet e aksidentit të t.merrshëm të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti

Është bërë publike video-ja e momentit të a.ksidentit të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti, Elton Maçollit. Ai u a.ksidentua dy netë më parë në tunelin Tiranë-Elbasan teksa po udhëtonte me shpejtësi 146 k/h.

A.ksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në orën 20:19:25, teksa Mucolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga ReportTv, duket momenti kur 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan-Tiranë, godet nga pas një maune të tonazhit të lartë, pra nuk ka pasur parakalim të gabuar.

Goditja e fortë ka qenë f.atale për Macollin, pasi makina e tij tip ‘Seat’ e modifikuar nga benzinë në impiant gazi u shkatërrua plotësisht duke i marrë j.etën. Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë.

Edhe ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses nuk mundi ti shpëtonte j.etën 37-vjeçarit, pasi goditja ishte shumë e fortë si pasojë e shpejtësisë, 66 km/ h mbi normën e lejuar. Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit.

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Macron me qëndrimin e tij nuk “dënoi” vetëm shqiptarët, por rindezi llambën e destabilitetit të vjetër në një realitet të ri europian

Close