Home . Aktualitet . Puna në 45 muaj, Rama liston përpjekjet konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze

Puna në 45 muaj, Rama liston përpjekjet konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze

Nga Edi Rama/

PER KURIOZITETIN TUAJ

Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Eshtë fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t’i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.

* * *

Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:

✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjslacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)

✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete

✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:

– Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
– Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment
– Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat
– Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)
– Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant
– Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik
– Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit
*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.
✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)

Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.

✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve

✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi

* * *

E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do i’a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Murgjit dhe murgeshat e “Manastiri të Prostitutave” na kërkojnë të heshtim!

Close