LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Pushtoi mediat me divorcin e zhurmshëm nga bashkëshortja: Këngëtari i njohur shqiptar i rikthehet skenës dhe shoqërohet nga njeriu i tij më i shtrnjtë (Video)

Pushtoi mediat me divorcin e zhurmshëm nga bashkëshortja: Këngëtari i njohur shqiptar i rikthehet skenës dhe shoqërohet nga njeriu i tij më i shtrnjtë (Video)

Këtë të martë, i ftuar në studio te ‘Rudina’ ishte kantautori shqiptar, Saimir Çili bashkë me vajzën e tij Isea. Ai ka treguar se e bija, ka ndjekur gjurmët e tij dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019.

Vajza është vetëm 12 vjeç por ka plot 7 vite në skenë, pasi për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 5 vjeçare. Kënga me të cilën ajo do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet ‘Mikja ime fëmijëri’ dhe teksti është shkruar nga Jorgo Papingjit dhe muzikën e ka kompozuar babai i saj.

“Kur të del fëmija në skenë qenka… Nuk e di është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë.. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E lamë njëherë, i thashë ‘babi je akoma e vogël, vitin tjetër’. Javën e fundit para se të bëheshin pranimet, babi dua këngën. 20 herë në ditë: Babi dua këngën. Ishte lajmotivi i ditës dhe thashë epo e do.. do ulem dhe do ta kompozoj”, ka treguar kantautori.

Ai ka treguar po ashtu se nuk ka dashur që e bija të kishte si profesionin muzikën, artin mirëpo ajo i ka të qarta idetë e saja që tani dhe kjo është rruga që ja zgjedhur. “S’kam dashur që Isea ta ketë profesion muzikën, artin, por jo që mos merret. Domethënë që ta ketë profesion të dytë ose thjesht argëtim për qejfin e saj, për çlodhje, kur i thonë. Por kjo vendosi… Gabimin e bëra unë sigurisht, sepse duke punuar me vëllezërit Laço dhe me Adrian Hilën në “100 vjet muzikë” ishte Adi Hila, Blendi Laço dhe Pandi që thanë do marrim Isean që të hapi spektaklin, ka qenë vetëm 5 vjeç. Që aty ishte hapi i parë i Iseas, por unë nuk kam dashur. Arti ka një gjë, ose të jesh në pesëmbëdhjetëshen e parë ose mos u merr fare me art”, u shpreh ai në studio.

Kujtojmë që pak vite më parë Saimir Ccili u vu në qendër të vëmendjes pas divorcit të bujshëm nga bashkëshortja, këngëtarja e njohur Suela.

Loading...
More in Blog, Lifestyle, Shendeti
Vajza e ‘Xha Beqos’ te “Kapedani”, isha vetëm 6 vjeçe, largohesha nga mësimi për të luajtur para Hoxhës

Close