LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Blog . Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…

Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…

Nga Mero Baze

 

Vjerrit të Lulzim Bashës I takojnë 13 milionë euro për pallatin e prishur. Ndoshta vlera është rritur pak nga Gjykata e Strazburgut, por në mos 13 milionë, 11 milionë ai pallat vlenë. Ishte mbi det, në një pozicion fantastik, edhe pse shkatërronte gjithë shetitoren buzë detit të  Vlorës dhe të ofronte komoditetin ta kishe shtëpinë në zemër të një zone turistike.

Kështu që nuk ja vlen të bëjmë debat për drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Strazburgut.

Ai pallat afërsisht aq vlen . Është një pasuri konrkete, e prishur nga qeveria për interes publik.

Problemi I atij pallati është tjetërkund dhe po shmanget qëllimisht nga debati publik. Investitori I atij pallati është Xhafer Isufi, vjeri I Lulzim Bashës. Xhafer Isufi është një burrë I mirë nga Labëria, ka qenë ushtarak, me profesioin teknik ndërlidhës, dhe është liruar nga ushtria në vitet 90. Ka punuar një kohë si shef sigurie I kompanisë VEFA, pasi merrte vesh nga radiot dhe gruaja e tij ishte mbesë e Vebi Alimuçaj.

Më pas është marrë me punë të vogla për të mbijetuar. Në vitin 2004 ka paraqitur kandidaturnë për tu bërë anëtar I KKRT (Sot AMA), në emër të Partisë Socialiste, por nuk fitoi përballë Halil Lalaj. Si gjithë ish ushtarakët vjen nga një familje e majtë, me tendenca ekstreme. Xhaxhain e tij e patë arrestuar Sali Berisha si kryetar të një partie komuniste në ilegalitet në vitin 1996. Nuk ka qenë I pasur deri në vitin 2005, kur dhëndëri I tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër.

Në vitin 2009 ai rregjistron papritur një shoqëri ndërtimi dhe më 2010 merr leje për të ndërtuar këtë kompleks turistik në Vlorë.

Tani që Vetingu për gjyqtarë , prokurorë e policë ka nisur, tani që po u kërkohet të deklarojnë me çfarë paresh kanë blerë mobiljet, kostumet, me çfarë kanë shkolluar fëmijët etj., kryetari formal I opozitës së Shqipërisë ja ka detyrim popullit shqiptar, sidomos atij opozitar,  të thotë me çfarë paresh, fare papritur, vjerri I tij nisi një investim vlera e të cilit në finale shkoi 13 milionë euro. Kjo është shumë serioze. Është sa gjithë buxheti I reformës në drejtësi.

Është provë faktike që vjerri I tij, nga një  kapter I papunë, u gdhi investitorë prej miliona eurosh. I vetmi ndryshim në jetën e tij familjare, ishte se dhëndëri I tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër. Investimi ka nisur një vit pasi Lulzim Basha u akuzua për shpëdorime të 220 milionë eurove në Rrugën e Kombit.

Tani nëse në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi, apo hetim të pasurisë së politikanëve, ky është rasti më përfaqësues, ku duhet të shfletohet çdo faturë, çdo transakison dhe çdo pagesë që ka prodhuar një pasuri 13 milionë euro për vjerrin e një politikani të akuzuar për korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa thënë për kudnërshtarët e vet, nuk ka lënë fantazi pa shfrenuar se si ata vjedhin apo pausorohen, dhe mirë ka bërë nëse e ka bërë për interes publik. Por tani është në një telash të madh. Përpara se qeveria shqiptare t’ia rimbursoj ato 13 milionë euro për vjerrin e tij, është e domosdoshme që ai vet I pari të bëj Vetingun e pareve të vjerrit. Të provojë që vjerri I tij e ka pasur së paku milionshin e parë të investimit në atë kompleks turistik nga I cili po përfiton 13 milionë euro nga qeveria shqiptare. Po I lë mënjanë zaptimin e tokës, ndërtimin në det, dhe gjithë harbutllëqet e tjera në emër të pushtetit. Po e quaj dhe unë si Edi Rama ndërtim të ligjshëm, edhe pse kam luftuar qysh në themelet e atij pallati për tu prishur. Por paret duan deomos transparencë. Duan trasprencë pasi I zoti real I pareve, po përpiqet tu shfaqet shqiptarve si kalorës i luftës kundër kriminalizimit të politikës. Rast më flagrant se ky unë nuk di.  Nëse ai vërtet do ti gëzoj ato pare, ai duhet të bëj vet I pari Vetingun e pasurimit të vjerrit, siç po e bëjnë gjyqtarë, prokurorë policë e kushdo tjetër me pozita publike. Nëse nuk e bën ai , duhet ta bëj prokuroria. Gjyqin e ka të fituar, paret aty janë mund ti marri kur të doj. Por duhet të provoj se janë të tij, e jo paret që ua ka marr nga xhepat shqiptarëve. Duke vjedhur si ministër!

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Asgjë e re nga fronti i shpifjes!

Close